BERAT- Një vendim i marrë nga votat e këshilltarëve të majtë për kthimin e ish stadiumit të vjetër në një qendër rinore, ka sjellë reagimet e qytetarëve të Beratit, kryesisht të dashamirësve të futbollit.

Të mbështetur dhe nga dega e PD-së në këtë qytet dashamirësit e futbollit kanë protestuar sot kundër vendimit të Bashkisë për tjetërsimin e fushës.

Qytetarët shprehen se mjediset e stadiumit të vjetër, i cili shërben për stërvitjen e të gjitha grup moshave ka mbetur e vetmja hapësirë e gjelbër në këtë qytet dhe se tjetërsimi i saj do të thotë betonizim i gjithë qytetit.

Kryetari i demokratëve të Beratit, Gazment Azizi shprehet se do të mbështesë të gjithë të rinjë dhe të rejat, të cilët janë kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për betonizimin e ish-stadiumit të vjetër, 

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Beratit, Petit Sinaj tha se, ende nuk ka një projekt ide për stadiumin, por që kanë qenë qytetarët ata të cilët në dëgjesat publike kanë kërkuar që Bashkia të ndërhyjë për të ndryshuar imazhin jo të mirë që sjell.

Ish stadiumi i vjetër i Beratit, i cili shërben për stërvitjen e ekipeve zinxhirë në futboll, por dhe zhvillimin e ndeshjeve të të rinjve dhe para të rinjve prej vitesh është lënë në harresë dhe nuk është investuar. 


protesta berat me logo

protesta berat me logo

protesta berat me logo


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)