Ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetra banorë kanë protestuar përpara stadiumit “Loro Borici” në Shkodër, kundër vendimit për prishjen e banesave.

Edhe këtë të enjte banorët e kanë cilësuar vendimin për prishjen e 6 shtëpive dhe 2 bizneseve si të papranueshëm pasi sipas tyre, projekti për ndërtimin e rreth 4000 m2 parking bie në kundërshtim me projektin e firmosur edhe nga bashkia e Shkodrës.

shkoder banoret protesta

Banorët i kanë bërë thirrje kryeministrit të tërhiqet nga ky vendim pasi nuk janë aspak dakort për prishjen e banesave.

shkoder banoret protesta

Më herët  Bashkia e Shkodrës i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Zhvillimit Urban ku e kundërshton vendimin e prishjes së objekteve të banimit për ndërtimin e parkimit si dhe i kërkon rishikimin e projektit.

shkoder banoret protesta

Në rast se nuk do të ketë reagim nga ana e qeverisë, banorët e zonës kanë paralajmëruar vijimin e protestave deri në bllokimin e punimeve të stadiumit “Loro Borici”.

shkoder banoret protesta

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)