Abuzuan me detyrën/ Burg për 2 zyrtarë të ARRSH, një në arrest shtëpie, 6 të tjerë në kërkim

Abuzuan me detyrën/ Burg për 2 zyrtarë të ARRSH, një në arrest shtëpie, 6 të tjerë në kërkim

Foto ilustruese

Zbardhen masa e sigurisë për zyrtarët e ARRSH të arrestuar në Durrës, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe ndihmë për ndërtim pa leje.

2 prej tyre janë lënë në burg, 1 arrest shtëpie dhe 6 në kërkim.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg" ndaj shtetasve:

Lekë Tushaj 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

Kastriot Braha 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

Masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për shtetasin Agron Hasanaj 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

 Afërdita Basha 48 vjeçe, Dhurata Lazaj 55 vjeçe, Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Spartak Tarka, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Xhevat Vataksi 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm" kryer në bashkëpunim.

Rezart Arkaxhiu 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm" kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Prishja e barrierës së rrugës për karburantin/ Në burg 2 zyrtarë të ARRSH-së në Durrës, një në arrest shtëpie! 6 në kërkim, mes tyre biznesmeni Mustafa Koka (EMRAT)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja