Prishja e ekuilibrave në kupolën
e PD, shtyhet Këshilli Kombëta
Shtyhet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD që ishte parashikuar të mblidhej dy ditë më parë, ndërsa pritet të startojë më 21 ose 22 dhjetor. Shkak kanë qënë përplasjet në kupolën e partisë por dhe në bazë për zgjedhjet në disa degë.
TIRANE - Kreu i mazhorancës Berisha ka shtyrë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i parashikuar për t'u mbajtur më 23 nëntor, para dy ditësh. Mësohet se Këshilli Kombëtar pritet të mblidhet më 21 ose me 22 dhjetor të këtij viti, që korrespondon dhe me përvjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare, PD. Shkak për këtë shtyrje të mbledhjes së foprumit më të lartë të PD për periudhën mes dy kongreseve ka qënë përplasjet që kanë dalë në sipërfaqe si rezultat i mosrënies dakord për disa kandidatura për krerët e degëve vendore të PD.
Por dhe për faktin se, përpos që mblidhet rrallë nga Berisha, Këshilli Kombëtar i PD nuk ka zgjedhur ende sekretariatin e PD dhe nënkryetarët e kësaj partie. Duke bërë që të vetmit të mandatuar në këtë parti të jenë vetë kryetari i partisë, Berisha që u zgjodh me maksimalen e votave në Kuvendin e PD e nënkryetari i PD, Patozi që e përfiton këtë post në mënyrë automatike vetëm si kryetar i grupit parlamentar të demokratëve. Burimet brenda selisë blu e kryeministrisë bëjnë me dije se listat e gjata të kandidaturave për kreun e PD në të gjitha degët që ende nuk i kanë zgjedhur drejtusit tregojnë në mënyrë të qartë se rivaliteti në bazë është shumë i madh dhe për më tepër dhe debatet e mospajtimet janë tepër të mëdha, që mund të përkthehen në kosto elektorale, teksa ekuilibrat janë shumë të brishta.
Mësohet se dega më problematike që ka prodhuar shumë debate ka qënë ajo e Sarandës, e cila mund të sjellë dhe shkëputjen e kontigjenteve të tëra që do të rrënonin mbështetjen për mazhorancën në këtë rreth dhe me ndikim në tërë qarkun e Vlorës. Ku sipas burimeve në PD dhe pa këto elementë është në pikiatë mbështetja elektorale në këtë qark. Ndërkaq mësohet se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar s'do ketë sërish zgjedhje të reja në sekretariatin e PD, duke mos lejuar marrjen udhë të ambicies së Imamit për t'i marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm, Bodes, ndërsa nuk do të vihet në "provën" e garës as kryetarja e kuvendit Topalli, që është njëherësh dhe nënkryetare e PD.
Moshyrja në zgjedhje në kupolën e PD bëhet për shkak të përplasjeve që mund të rezultojnë me kosto në zgjedhjet e verës së ardhshme. Mësohet se nga Këshilli Kombëtar do të bëhen vetëm disa lëvizje të të deleguarve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar në bazë, duke bërë qarkullimin e tyre.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45