Deputeti socialist Taulant Balla ka ngritur në Kuvend shqetësimin e Kishës Katolike Shën Piu X në Elbasan që rrezikon të prishet, pasi Gjykata e Lartë, ka vendosur që truallin në të cilin ajo është ndërtuar t’ia kalojë familjes së bashkëshortes së Presidentit Bujar Nishani.
Pasi lexoi letrën e këtij komuniteti fetar, Balla iu drejtuta opozitës pse mbron këtë skandal sipas tij. Balla tha se presidenti Bujar Nishani do të prish kishën që bashkëshortja të marrë tokën.
“Pse nuk flet presidenti për këtë, po Partia Demokratike pse nuk flet? Dilni këtu qoftë dhe për të sharë dhe qeverinë po me argumenta dhe prova. Sa kohë që presidenti nuk flet se familja Karaosmani është familja e të shoqes së vet, se sa kohë merret kisha për njërin për ushtarëve tuaj ju nuk flisni, sa duhet të shani policinë dilni direkt këtu. Po të prishësh kishën së bashkëshortja do të marri tokën unë nuk di opozitë në botë që e mbron këtë. Ky skandal tregon fytyrën tuaj. Sëmundja është në drejtësi dhe që në 1 vit e gjysmë s’kemi bërë refromën, sepse duam ta bëjmë me ju. Familja e madhe ka ndikuar për të marrë kishën”, deklaroi Balla.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO