ELBASAN - “Kisha e Elbasanit po prishet në mënyrë që toka t’i kthehet familjes Karaosmani, prej nga vjen zonja e parë e vendit, Odeta Nishani”. Ky është denoncimi që vjen nga komunitetet fetare, të cilat në fakt nuk e përmendin familjen presidenciale, por deklarojnë se bëhet fjalë për një familje të veshur me pushtet.
Dhe fakti është që toka ku është ndërtuar kisha, është pikërsisht e familjarëve të Odeta Nishanit. Në një deklaratë të përbashkët publike përfaqësues të komuniteteve fetare shprehin shqetësimin se kjo familje madje, ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, duke vendosur lirimin e truallit.
Vendimi për kthimin e pronës u mor në 5 shkurt 2015 nga Gjykata e lartë për lirimin e truallit. Trashëgimtrët e fëmiljes Karaosmani të përfaqësuar në gjykatë nga njëri prej trashëgimtarëve, Bulent Teli, kanë kërkuar kthimin e pronës tek pasardhësit.
"I nderuar Kryeministër, së fundmi më 5 shkurt 2015, Gjykata e Lartë vendosi lirimin e truallit nga ana e Kishës Katolike, megjithëse ajo është ligjërisht pronare e çertifikuar, legalizuar nga shteti shqiptar dhe realisht ushtron aktivitetin e saj prej 23 vitesh. Ankesa jonë nuk ka të bëjë me mosnjohjen e vendimit të gjykatave, por duke njohur mënyrën se si funksionon ligji në Shqipëri dhe duke pasur parasysh se familja pretenduese është e veshur me pushtet, neve na lind dyshimi të mendojmë që ky vendim është i ndikuar , jo i drejtë dhe jo transparent. I nderuar Kryeministër, për sa më sipër do të informojmë tërë institucionet klerikale në botë, jo për të cënuar imazhin e vendin tonë, por për të parandaluar një herë e përgjithmonë cënimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luajtjen e herëpasherëshme me ndjenjat e besimtarëve”. tha Arben Ramkaj, Kreu i Komunitit Ndërfetar në Elbasan
Në fund përfaqësuesit e të gjitha besimeve i luten kryeministrit që të ushtrojë ndikimin e tij me qëllim për të shmangur këtë precedent të rrezikshëm të krijuar, sipas tyre, artificialisht.
Zonja e parë Odeta Nishani, bashkëshortja e presidentit Bujar Nishani, është ndër trashëgimtaret e kësaj prone. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 5000 m2 pranë varrezave të dëshmorëve në Elbasan e cila është shfrytëzuar nga kisha katolike, truall të cilin kisha ia ka blerë shtetit.
Më poshtë deklarata e plotë për mediat e përfaqësuesve të Komuniteteve fetare në Elbasan:
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, z. Edi Rama, Për dijeni kryetarit të Parlamentit Ilir Meta
Ne, Komunitetet Fetare të Elbasanit, ju vemë në dijeni dhe njëkohësisht kërkojmë ndihmë të menjëherëshme nga isntitucionet që ju përfaqësoni për cënimin në mënyrë abuzive nga përfaqësues me pushtet të familjes Karaosmani të pronës së Kishës Katolike në Elbasan. I nderuar Kryeministër, rasti i Famullisë Shën Piu X e cila i kalon kompetemcat e një famullie të Klerit Katolik, është precedent për të gjithë objektet e tjera të kultit në qytetin tonë.
Ky rast cënon rëndë ushtrimin e bsimit, imazhin publik të Shqipërisë për shkak të një të kaluare të egër të persekutimit të Klerit dhe dhunon të drejtën themelore të ushtrimit të besimit, diçka kjo e ezauruar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. I nderuar Kryeministër, së fundmi më 5 shkurt 2015, Gjykata e Lartë vendosi lirimin e truallit nga ana e Kishës Katolike, megjithëse ajo është ligjërisht pronare e çertifikuar, legalizuar nga shteti shqiptar dhe realisht ushtron aktivitetin e saj prej 23 vitesh.
Ankesa jonë nuk ka të bëjë me mosnjohjen e vendimit të gjykatave, por duke njohur mënyrën se si funksionon ligji në Shqipëri dhe duke pasur parasysh se familja pretenduese është e veshur me pushtet, neve na lind dyshimi të mendojmë që ky vendim është i ndikuar , jo i drejtë dhe jo transparent.
I nderuar Kryeministër, për sa më sipër do të informojmë tërë institucionet klerikale në botë, jo për të cënuar imazhin e vendin tonë, por për të parandaluar një herë e përgjithmonë cënimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luajtjen e herëpasherëshme me ndjenjat e besimtarëve”. Në fund përfaqësuesit e këtij komuniteti i luten kryeministrit që të ushtrojë ndikimin e tij me qëllim për të shmangur këtë precedent të rrezikshëm të krijuar artificialisht. Zoti e ndihmoftë dhe e bekoftë Shqipërinë
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Elbasan, rrezikon të shembet kisha katolike, shkak padia e një familje