Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar njofton se do të vazhdojë aksionin e saj, ditën e nesërme, në Durrës dhe në Elbasan. INUK ka vendosur prishjen e te gjitha objekteve që cilëson si të kundraligjshme.
Inspektoriati, nga ana e tij, ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për kryerjen e këtij aksioni, me objektiv çlirimin e hapsirave publike.
Për sa i përket qytetit të Durrësit, INUK njofton se operacioni i demontimit të ndërtesave abusive do të shtrihet në Urën e Dajlanit dhe në zonën e Plazhit, deri tek Mali i Robit. Paralelisht me këtë aksion, do të nisë dhe spastrimi i të gjitha rrethrrotullimeve, nga Ura e Dajlanit gjer në Vlorë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com