TIRANE - Dy objekte të tjera pa leje kanë qenë pjesë e prishjes kur deri më tani janë identifikuar 20 objekte të ndërtuara pa leje dhe janë prishur vetëm 6. Por kur njëri nga pronarët e objektit nuk kanë bërë rezistencë, tjetri ka pohuar se është njoftuar vetëm një diteë më parë për prishjen e ndërtesës së saj.

Pronarja e shtëpisë së prishur pretendon se ka të gjithë dokumentacion në rregull por kjo nuk është marrë fare parasysh nga Inspektoriati Urbanistik Kombëtar. Për këtë arsye kjo pronare ka bërë denoncim penal për INUK-un.

"Është lajmëruar dje, e kanë sjellur dje vendimin dhe nuk na e ka lënë përësi në dorë vendimin e prishjes për zotin Adem Kuka, në një kohë që objekti është që nga viti 1996 në emër të Nurie Kukes dhe figuron i regjistruar në hipotekë në bazë të gjithë dokumentacionit që kam. Dje ju kam paraqitur INUK-ut dokumentacionin për objektin që është në Nurie Kuka dhe nuk kanë pranuar as ta shikojnë fare, vajta në prokurori për të bërë një kallzim penal dhe kam lënë një kallzim shkresor." shprehet pronarja e banesës

Ndërkohë pritet që të prishen dhe 14 objekte të tjera pa leje në rrugën e Elbasanit. Shembja e objekteve pa leje në të gjithë vendin është një nismë e re e qeverisë e cila së fundmi ka njoftuar shkrirjen e INUK brenda 30 ditëve dhe kalimin e kompetencave Ministrisë së Brendshme për të parandaluar më tej krimin mjedisor.

inuk tirane
inuk tirane
inuk tirane
(Në foto: Aksioni i INUK për prishjen e ndertesave pa leje)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)