Përfshirja e Salvatore Letizia në atentatin e 27 majit në kryeqytet ku u shkaktuan 3 viktima mes tyre Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku po hetohet dhe në lidhje me një sasi të konsiderueshme droge kokainë për të cilën mafia Camorrese dhe klani Picolo-Letizia ku Salvatore bën pjesë akuzonin Mentor Doçin se ua kish vjedhur.
Për të hedhur dritë mbi këtë konflikt prokurorët shqiptar janë ndalur tek hyrjet-daljet e Salvatore Letizia-s në Shqipëri, të cilat në më pak se dy muaj kanë qenë 5 herë, nisur nga 9 prilli 2015 kur ai ka ardhur për herë të parë në vendin tonë.
Një burim nga policia e Tiranës i tha A1Report se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të aeroportit të Rinasit për të parë personat të cilët kanë pritur Letizian në dy udhëtimet e tij të fundit në vendin tonë, përkatësisht mbërritjen e tij më 15 Maj dhe largimin pas 5 ditëve dhe mbërritjen e tij më 27 maj ditë në të cilën Letizia kish vendosur së bashku me Sulkun eleminimin e Lufit.
Dhe pse Letizia nuk ka shpjeguar për hetuesit arsyet se pse ka ardhur disa herë në Shqipëri, ata kanë krijuar bindjen se në këtë periudhë është negociuar për gjetjen e një zgjidhje pasi shqiptarët i kishin vjedhur drogën Camorras, por afati i fundit ka qenë 20 maj dhe kur nuk ka patur asnjë kompromis atëherë 7 ditë më pas është vendosur eleminimi i Mentor Lufit.
Dhe pse ende nuk ka një shifër të saktë në lidhje me sasinë e drogës për të cilën shqiptarët hynë në konflikt me Camorrën, jo zyrtarisht hetuesit pranojnë se ajo arrin në disa kilogramë kokainë që kap miliona euro në vlerë tregu.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.3%
-
NUK E DI
10%
Vota total: 3364
Lajme të tjera
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
Luizi merr informacion nga jashtë: Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës
25 Mars, 08:23
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Në dashuri do të ishte më mirë të mos emocionoheni shumë... horoskopi për ditën e sotme
25 Mars, 07:04
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58