Prishtinë, arrestohen 27 studentë
Të lënduar 4 të tjerë dhe 2 policë

Prishtinë, arrestohen 27 studentë<br />Të lënduar 4 të tjerë dhe 2 policë
PRISHTINË- 27 studentë janë arrestuar nga Policia e Prishtinës, pas protestës së sotme para Rektorarit të UP-së. Sipas njoftimit të Lëvizjes Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim, Klubit Politik të Studentëve dhe Grupit të Studentëve të Ulqinit në Prishtinë, “Gjatë ndërhyrjes, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë përdorur dhunë të shfrenuar mbi studentet e studentët protestues”.

“Mashtrimi dhe korrupsioni mbrohet me kërbaç. Sot studentët e Universitetit te Prishtinës bllokuan hyrjen e Rektoratit të UP-së duke e shpallur zonë të çliruar të studentëve prej krimit dhe korrupsionit. Të vendosur për të mos lëshuar pe në kërkesat tona, ne vazhduam së qendruari aty prej orës 07.30 gjer në intervenimin brutal të Policisë.
Duke sulmuar studentët e pambrojtur dhe duke mbrojtur rektorin e pushtetit, Policia tregoi se është vegël e këtij pushteti”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Lëvizjes Studentore për Barazi.

Shpjegohet se “Policia e Kosovës shkeli nenin 13, pika 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë, i cili thotë: ‘Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.’ Kur padrejtësia është mënyra normale e funksionimit të pushtetit, pushteti bëhet i dhunshëm në momentin e parë kur qytetari lufton padrejtësinë”, vijon më tutje deklarata, ndërsa bëhen publikë emrat e aktivistëve të lënduar dhe atyre të arrestuar nga Policia e Kosovës.

STUDENTËT E LËNDUAR
 1. Alisa Hasani
 2. Dardan Konjufca
 3. Veron Hasani
 4. Vigan Aliu
 
 STUDENTËT E ARRESTUAR
1.Shkodran Hoti
2.Veron Hasani
3.Luljeta Jasiqi
4.Valon Simnica
5.Leotrim Cakolli
6.Artan Gaxherri
7.Eroll Gashi
8.Valton Marku
9.Vesa Kelmendi          
10.Alket Zeqiri
11.Gent Zhitia
12.Kadri Rrahimaj
13.Shkelqim Morina
14.Flamur Pireva
15.Egzon Balaj
16.Pajtim Demaj
17.Durim Jasharaj
18.Agnesa Kastrati
19.Ymer Fejza
20.Kushtrim Avdimetaj
21.Astrit Dehari
22.Endrit Shatri
23.Albion Rexhepi
24.Alban Makolli
25. Veton Dragusha
26. Agon Kastrati
27. Valdrin Ahmeti
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë