Prishtinë, dështimi i tretë për
shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, dështimi i tretë për<br />shfuqizimin e Gjykatës Speciale<br>
Për të tretën herë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i ka dështuar mbledhja, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. 

Kjo për faktin se kishte mungesë kuorumi. Reagim të ashpër kundër kësaj iniciative edhe dje pati nga ambasadori amerikan Greg Delawie

Kryesia e Kuvendit ka dështuar edhe gjatë ditës së djeshme ta mbajë mbledhjen, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur mbledhjen (e cila nisi me një orë vonesë), duke thënë se atë do ta thërrasë për javën tjetër.
Kryekuvendari kishte thirrur mbledhje edhe në natën e 22 dhjetorit pikërisht për këtë çështje, porse në mungesë të numrave kishte dështuar dy herë radhazi, shkruan "Zëri".

Mbledhjen e djeshme, pos lëvizjes “Vetëvendosje”, e bojkotuan edhe AAK-ja, Nisma e komunitetet joshumicë (pjesë të koalicionit qeverisës). Përfaqësuesit e këtyre partive u arsyetuan duke thënë se disa prej anëtarëve ishin jashtë vendit.

Ndërkaq përfaqësuesit e LDK-së, ani pse ishin të pranishëm në sallë, bënë të ditur se kishin planifikuar ta lëshonin mbledhjen kur të vinte në radhë Projektligji për Shfuqizimin e Dhomave të Specializuara...

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar