Një draft-rezolutë për genocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë është dorëzuar në parlamentin e Kosovës. Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe, të cilat i referohet zyrtarëve në Beograd.
Këta të fundit thonë se rezoluta “është një mesazh për deputetët serbë që të mos kthehen në Parlamentin e Kosovës”. Sipas tyre kjo është një mënyrë për pengimin e kalimit të legjislacionit për formimin e Gjykatës Speciale, e cila do gjykojë krimet e luftës nga anëtarë të UÇK-së.
Mediat kosovare ende nuk kanë bërë publike lajmin për dorëzimin e një draft-rezolute të tillë ndërkohë ministri i Jashtëm në Kosovë Hashim Thaçi pati deklaruar disa herë më parë se Kosova do të padiste Serbinë për genocid, por duke theksuar se kjo do të bëhet në kohën e duhur.
Ndërkohë “Vecernje Novosti” e përditshmja serbe shkruante në fillim të kësaj jave se Kosova nuk mund të padisë Serbinë për genocide pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe mund ta bëjë këtë vetëm me rekomandim të Këshillit të Sigurisë në OKB.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com