Prishtinë, gjoba bizneseve
që vendosin postera në rrugë

Prishtinë, gjoba bizneseve<br />që vendosin postera në rrugë
PRISHTINË- Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që mos te lejohet vënia e posterëve reklamues nëpër rrugët e qytetit. Ato reklamime janë ilegale dhe pa i ndëshkuar financiarisht ata që po i vendosin, nuk mund të zgjidhet ky problemi. Kështu ka thënë Ardian Gashi, U.D. i drejtorit të Shkërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Prishtinës, sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, i ftuar në prezantimin e projektit “HapiiGjelbër”, nga ekipi “Ta pastrojmë Kosovën” në mbështetje të UNDP dhe UNDSO.

Ai vlerëson se me këta posterë më shumë po shëmtohet qyteti sesa që po bëhet reklamim i një biznesi të caktuar.

“Çështja e posterëve së pari është ilegale që ato të ngjiten vend e pa vend, ne si komunë kemi marrë vendim që mos të lejojmë po ato po ngjiten ilegalisht, faktikisht ato prej zgjedhjeve a prej nga janë, nuk po di në cilat vende janë më saktësisht që të intervenojmë por ato janë ilegale, faktikisht e thash edhe më herët edhe do të shohim mënyrën se si do të shkojë se a do të zgjidhet ky problem sepse pa ndëshkim financiar nuk ka vetëdijesim, reklamat lejohen nëpër billborde të cilat janë dhënë në menaxhim të kompanisë e cila e ka fituar tenderin, në Komunë janë kontraktuar gjashtë kompani për mirëmbajte e rrugëve dhe hapësirave publike”, ka thënë ai.

Ndërsa, për banesat kolektive, ku nuk ka kontenierë, Gashi tha se do të ishte mirë nëse do të dërgoheshin ankesa, që në këtë mënyrë Komuna e Prishtinës të ndërmarrë masa.
E sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ekipi “Ta pastrojmë Kosovën” me mbështetje të UNDP dhe UNCO, ka prezantuar projektin “HapiiGjelbër”, nismë kjo që shqyrton masa të reja parandaluese, për ta mbajtur Kosovën e pastër.
Ky projekt ka për qëllim përdorimin e mjeteve psiko-sociale të njohura si “teoria e shtytjes së lehtë”, që sipas organizatorëve, përmes shtytjeve joverbale, këmbësorët të drejtohen drejt kotenierëve, duke ulur kështu në maksimale sasinë e hedhjes së mbeturinave nëpër rrugë të qytetit.

Shpend Qamili, analist i komunikimeve të OKB-së, tha se, kanë për qëllim, hedhjen e sa më pak mbeturinave nëpër vende të pacaktuara.
Ai tha se kanë marrë një model nga Amsterdami, që si pas tyre, do të jetë më funksional dhe më i drejtë.

 “Si po e bëjmë ne, ne e kemi shfrytëzuar, kemi replikuar të njejtin model me një ndryshim, për shkak se mendojmë që disa gjëra nuk janë përshtatë me Prishtinën, posaçërisht numërimi i sasisë së mbeturinave të cilat hudhën në shportë, derisa në Amsterdam është bërë përmes dhënies së karameleve të disa kalimtarëve dhe pastaj është përcjellë se çka bëjnë ata pasi që të hanë karamelen dhe ku e gjuajnë atë mbeturinën. Në Prishtinë disi nuk ka funksionojë kjo dhe vendosëm që ta masim sasinë e mbeturinave në disa periudha kohore gjatë ditës, kjo sa i përket metodologjisë dhe në disa lokacione, në pesë lokacione që i kemi zgjedhur në Prishtinë, tanimë veç e kemi kryer atë matjen fillestare”

"Arsyeja përse e bëjmë këtë është që të përdorim metoda jo ndëshkuese, qofshin ato psiko-sociale posaçërisht apo vetdijësuse në mbrojtjen e mjedisit, mendoj se kjo është një portë të cilën nuk e kemi hapur sa duhet ende ndërsa është shumë e lirë e nganjëherë nuk kushton fare për të bëre që së paku këmbësorët dhe kalimtarët në qytet t’i përdorin sa më shumë këto shportat e mbeturinave”, ka thënë ai.
Ata janë përkrahur edhe nga një grup studentësh vullnetarë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët përbëjnë një numër prej 21 personash.
E këta studentë, punojnë rreth mbledhjes së të dhënave në terren.

E Nora Sahatçiu, specialiste e Koordinimit të OKB-së, mendon se, kjo metodë është shumë e arsyeshme edhe financiarisht.
Sipas saj, kjo nganjëherë nuk kushton fare.

 “Më shumë investime do të duhej të shkojnë drejtë resurseve për energji të ripërtërishme, gjelbërimit të bizneseve, i ashtuquajturi gjelbërim i bizneseve, trajtimin e ujërave të ndotura, trajtimin e mbeturinave etj, etj. Në shikim të parë kjo mendohet se ka nevojë për investime të mëdha financiare, por përveç investimeve financiare vlen të theksohet se, ka shumë investime dhe ka shumë mundësi që komuniteti, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët të vijnë së bashku të organizohen dhe të veprojnë me minimumin e resurseve financiare, një iniciativë e tillë është edhe iniciativa “Hapat e Gjelbër”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kjo nismë është hapur për partnerë tjerë që kontribuojnë ose dëshirojnë të bashkojnë forcat për të bërë qytetet e gjelbra.

/Marrë nga KosovaPress/

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike