Prishtinë, këmbëngul rektori
Ibrahim Gashi: Nuk jap dorëheqje

PRISHTINË- Ibrahim Gashi, rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina" ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht situatës që është krijuar kohëve të fundit.
 
Sipas tij, vetëm nëse konstatohet se karriera e tij shkencore nuk është në përputhje me atë që ai e prezanton, atëherë do të japë dorëheqje morale.
 
Ai ka thënë për shtypin në Kosovë, se opinioni e di se “ç’ka ka bërë ai punë të mira për UP-në", edhe pse në debatin ku u ballafaqua me profesorë të UP-së: Muharrem Nitjan, Myzfare Limanin e Dukagjin Popovcin, "ato nuk u përmendën”.
 
Muharrem Nitaj, kryetar i Këshillit drejtues të UP-së, nuk ka pranuar që të tregojë se cila është grada e tij shkencore.
 
“Kam përgatitjen e mjaftueshme për pozitën që mbaje", ka qenë komenti i vetëm i Nitajt.
 
Ai madje ka konfirmuar se për largimin e studentëve protestues, thirrjen në polici e ka bërë Sekretari i UP-së.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima