Prishtinë, pranga 3 personave 
 të dyshuar për terrorizëm 

Prishtinë, pranga 3 personave <br /> të dyshuar për terrorizëm 
Mediat kosovare raportojnë se janë arrestuar 3 persona të dyshuar për pjesëmarrje në vepra të terrorizmit. 

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani është shprehur për mediat kosovare se rreth orës 01:40 janë arrestuar personat e dyshuar të cilët po udhëtonin me dy automjete në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Njëra veturë e tipit Golf 2 ngjyrë të kuqe si dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe. 

“Ju njoftojmë se më datë 11.07.2015 rreth orës 01:40, në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan konkretisht afër liqenit të Badovcit njësitet relevante policore kanë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar në përfshirjen e veprës penale. Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe”,-ka thënë Kelani për mediat kosovare. 

Ai ka ka shtuar se në automjete janë konfiskuar edhe një sasi e madhe provash materiale.

“Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacionin policor për t'u marrë në pyetje,  për procedura të mëtutjeshme policore”, ka thënë ai.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës