Prishtinë, qeveria miraton plan-
veprimin për zbatimin e raport-progresit

Prishtinë, qeveria miraton plan-<br />veprimin për zbatimin e raport-progresit
PRISHTINË - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar sot pasdite  mbledhjen e 9-të, në të cilën ka aprovuar Planin e Veprimit për zbatimin e Raportit të Progresit dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të saj.
 
Vendimi i parë ishte miratimi i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Progresit 2015. Në mbledhjen e qeverisë u tha se, ky plan fokusohet në adresimin e sfidave dhe rekomandimeve të identifikuara në Raportin e Progresit 2014 të Komisionit Evropian për Kosovën dhe është vazhdimësi e proceseve të deritanishme të planifikimit në kuadër të axhendës evropiane të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Progresit 2015 është i dizajnuar si dokument njëvjeçar, për arsye të periudhës kalimtare në të cilën gjendet procesi i integrimit në Bashkimin  Evropian dhe në pritje të hyrjes në fuqi dhe fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
 
Qeveria ka miratuar Vendimin për miratimin e Programit të Borxhit Shtetëror për vitet 2015 deri më 2017. Programi përmban informacione për objektivat afatmesme të menaxhimit të borxhit, historikun e menaxhimit të borxhit, gjendjen aktuale si dhe shqyrtimin e tre strategjive alternative të huamarrjes për këtë periudhë.
 
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i rrjetit shpërndarës unazor të transmetuesve dhe infrastrukturës përcjellëse për nevoja të institucioneve shtetërorë dhe të sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./ATSH/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf