Prishtina akuzon Beogradin
për organizimin e sulmit në veri
Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë për sulmin në shkollën “Sveti Sava” në ditën e zgjedhjeve ishte i planifikuar dhe shkatërrimi i materialit zgjedhor e kërcënimet janë bërë nga profesionistë.
PRISHTINË - Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë se sulmi në shkollën “Sveti Sava” në ditën e zgjedhjeve ka qenë i planifikuar dhe se shkatërrimi i materialit zgjedhor dhe kërcënimet ndaj komisionarëve e vëzhguesve janë bërë nga njerëz profesionistë, prapa të cilëve qëndrojnë strukturat e shtetit serb. Ndërkaq Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se njëri prej sulmuesve është nga Beogradi.
Sulmi në qendrën e votimit në Mitrovicën e veriut ka qenë I organizuar dhe i planifikuar nga njerëz profesionistë prapa të cilëve qëndrojnë strukturat ilegale të Serbisë. Kështu kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve zgjedhjet në veri është munduar t’i prishë Serbia.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se faji për cenimin e procesit zgjedhor në veri të Mitrovicës nuk mund t’u lihet vetëm huliganëve.
“Në komunën e Mitrovicës veriore, përkatësisht në shkollën “Sveti Sava” sulmi ka qenë i planifikuar, i organizuar dhe njerëzit të cilët kanë shkatërruar materialin zgjedhor dhe ata që i kanë kërcënuar komisionerët, vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtare kanë qenë njerëz shumë profesionistë. Padyshim që nuk mund t’u lihet vetëm huliganëve të caktuar dhe unë mendoj që mbrapa një akti të tillë qëndrojnë struktura të shtetit serb”, ka thënë Hoxhaj.
Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Brukselit në prill të këtij viti ishin marrë vesh që 30 shtatori të jetë afati i fundit për shuarjen e të gjitha strukturave paralele serbe. Ministri Hoxhaj e ka pranuar se këto institucione vazhdojnë të funksionojnë në forma të tjera.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15