Prishtina mohon rikthimin: Lavdrim
Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

Prishtina mohon rikthimin: Lavdrim<br />Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë
Policia e Kosovës ka mohuar lajmet e mediave italiane, se Lavdrim Muhaxheri është rikthyer nga lufta në Siri.
 
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha i pyetur në lidhje me lajmin e publikuar në media u shpreh se Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri.
 
Lavdrim Muhaxheri është në kërkim si njëri nga drejtuesit e terroristëve të ISIS dhe kthimi i tij në Ballkan do të konsiderohej një kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë vende europiane.
 
Sipas mediave italiane, Lavdrim Muhaxheri është në Kosovë kthyer prej 2 muajsh.
 
Lavdrim Muhaxheri u rikthye në qendër të vëmendjes muajt e fundit, pasi sipas përgjimeve ishte porositësi i akteve terroriste që ishin planifikuar në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
 
Aktet terroriste në Kosovë u parandaluan falë ndërhyrjes në kohë të policisë së Kosovës dhe asaj Shqiptare në bashkëpunim me agjenturën izraelite. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni