/ATSH-Behlul Jashari/-Viti i Ri 2015, në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë u prit me koncert në sheshin plot njerëz në festë, në temperaturë nën -10 gradë celsius të dimrit me dërborë e acar dhe me "ngrohtësinë" e fishekzjarreve drej qiellit që mbushnin dritë e shkëlqim.
Kështu festohet tradicionalisht nga viti i madh i lirisë 1999, kur në mbrëmjen e 31 dhjetorit mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të kryeqytetit kosovar në pritjen e Vitit të Ri 2000. Edhe në qytete të tjera të Kosovës vazhdoi kjo traditë e lirisë e pritjes dhe festimit të Vitit të Ri në sheshe e me koncerte.
Kosova e pavarur nga 17 shkurti historik 2008, vitin e 7 vjetorit shtet e priti e njohur nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
"Në robëri pritet veç festa e lirisë", ishin raportimet e ATSH nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve
/Shqiptarja.com