Prishtinë, 10 presidentë amerikanë
në Biblotekën Kombëtare në Kosovë

Prishtinë, 10 presidentë amerikanë<br />në Biblotekën Kombëtare në Kosovë
Fotografi shqiptaro-amerikan i Shtëpisë së Bardhë sjell në Prishtinë ekspozitën me fotografitë e 10 presidentëve amerikanë.
 
“Presidentët amerikanë dhe marrëdhëniet shqiptare”, është titulluar ekspozita e çelur në ambientet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës.
 
Në hollin e biblotekës janë renditur fotografitë bardh e zi të dhjetë presidentëve amerikanë bashkë me shkrimet për mardhëniet Amerikano-Shqiptare.
 
Fotografitë janë shkrepur nga fotografi shqiptaro-amerikan George Times, i cili ka qënë një nga fotografët më të shquar të Shtëpisë së Bardhë.
 
“Kjo ekspozitë e fotografive që po hapet në Prishtinë dhe që pati një interesim të madh edhe në Tiranë, sjell pamjen e dhjetë presidentëve amerikanë, thjeshtësinë, zgjuarsinë dhe natyrshmërinë e tyre në rrethana të caktuara, momente nga aktivitete të tyre politike, takime publike e zyrtare, marrëdhëniet me të tjerët”, është shprehur në fjalimin e hapjes drejtori i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku.
 
Kjo ekspozitë është sjellë nga fondacion OTTOnomy dhe do të jetë e hapur për publikun deri më datë 8 prill.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament