/ATSH/.- Kalimi i paligjshëm i kufirit i shtetasve kosovarë po vazhdon të jetë shqetësim për shoqërinë dhe institucionet e vendit. Autoritetet në Kosovë vazhdimisht bëjnë thirrje tek qytetarët për mosmigrim të paligjshëm, por pavarësisht kësaj numri i azilkërkuesve ka arritur rreth 23 mijë qytetarë, të cilët tashmë janë në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.
"Rreth 23 mijë qytetarë kosovarë jetojnë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian", tha për KosovaPress, drejtori i departamentit të shtetësisë azilit dhe migrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Safedin Kuçi.
Kuçi u shpreh se " numri më i madh i azilkërkuesve është në Hungari, ku përafërsisht janë rreth 11 mijë persona".
Sipas tij, policia ka hapur procedurë penale për mbi 200 të dyshuar për trafikim me njerëz.
"Në deklaratat e fundit ju i keni parë edhe nga ambasadore të ndryshëm të këtyre shteteve si Austria dhe Gjermanis , si edhe nga shtete të ndryshme të BE-së, ku faktikisht për të gjitha këto shtete Kosova është shtet i sigurt", tha Kuçi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për "Kosovapress" se janë shkatërruar disa grupe kriminele që janë marrë me kontrabandë me emigrantët.
"Polica e Kosovës, ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e saj në kontrollimin dhe mbikëqyrjen e kufirit, duke implementuar kontrolle sistematike ne hyrje dhe dalje, në te gjitha Pikat e Kalimit në kufirin e Kosovës. Janë shkatërruar disa grupe kriminale, të cilat janë marrë me kontrabandë me emigrantë.Të gjithë personat, të cilët hyjnë dhe dalin përmes kufijve të Kosovës trajtohen me dinjitet, duke respektuar të drejtat njerëzore dhe humane, në pajtim me Ligjet e aplikueshme", thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.
Po ashtu Policia ka njoftuar se të gjithë shtetasit kosovar të cilët kanë hyrë apo qëndrojnë në mënyrë në mënyrë të paligjshme në shtetet e Bashkimit Evropian do te riatdhesohen, pasi Kosova ka marrëveshje të riatdhesimit me Shtetet e Bashkësisë Evropiane.
Edhe zyrtarët e ministrisë së Diasporës kërkojnë nga qytetarët të mos largohen nga vendi.
Zëdhënësi i ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina, tha për KosovaPress se "qeveria e Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që mos të marrin rrugë ilegale për të kaluar kufijtë drejtë Evropës perëndimore dhe mos të bien preh e grupeve kriminale, të cilët përfitojnë nga këto veprimtari të rrezikshme".
Po ashtu, largimi nga Kosova për njohësin e çështjeve të migrimit, njëherësh edhe kryesues i departamentit të migracionit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka , migrimi i sotëm për nga numri është i ngjashëm me migrimin e viteve '90-të.
"Shumë fëmijë të cilët deri më herët nuk kanë mund të kalojnë pa pasaportë tash kalojnë me një certifikatë të lindjes me fotografi dhe shënimet e administratave komunale tregojnë se fluksi për këto certifikata është shumë i lartë dhe i ka kaluar të gjitha parametrat e viteve të kaluar", ka theksuar Lluka.
Ai ka theksuar se njerëzit po kontrabandohen prej trafikantëve të përbashkët shqiptaro -serb dhe po keqpërdoret marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë me karta të identitetit.
Lluka nënvizoi se "AAK lidhur me këtë çështje ka paraqitur një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për të cilën ka arrit të mbledhë 35 nënshkrime të deputetëve. Po presim që t'i mbledhin edhe 5 nënshkrime sepse unë mendoj që ky problem nuk është problem i opozitës, por është problem i gjithë Kosovës".
/Shqiptarja.com