Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës

Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës

KQZ Kosovë

PRISHTINË - Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt. Pas miratimit, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet nga ora 14:00.

Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë.

Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë votues.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt dhe janë të parat zgjedhje të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008./ Kosova Press

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur