Katër zyrtarë policor janë sulmuar nga një grup qytetarësh sot në Prishtinë. Si pasojë policët kanë pësuar lëndime në trup.
Rastin e ka konfirmuar, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot pasdite, njësia policore gjatë patrullimit në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ka hasur në një person të dyshuar, me iniciale A.G.,me veturën e tij, i njëjti person sapo ka vërejtur zyrtarët policor ka braktisur veturën dhe me një çantë në dorë ka ikur në drejtim të një shtëpie aty afër. Katër efektivët e policisë gjatë tentimit të ndalimit kanë hasë në një rezistencë- sulm nga një grup qytetarësh (që të gjithë si dhe i dyshuari i parë, kanë të njëtin mbiemër)”, ka sqaruar Krasniqi.
Për këtë rast, Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, dy nga ta me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për tre të tjerë procedura do zhvillohet në formë të rregullt.