'Prisni se s'keni parë gjë akoma,' Meme e Ramës për të krahasuar eksodin e shqitarëve me fluksin e italianëve në Shqipëri shkakton polemika tek media italiane

'Prisni se s'keni parë gjë akoma,' Meme e Ramës për të krahasuar eksodin e shqitarëve me fluksin e italianëve në Shqipëri shkakton polemika tek media italiane

Memeja e publikuar nga Rama për të simbolizuar ardhjen e shumë turistëve italianë në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e medias italiane.

La Repubblica shkruan: Italianët ikin nga çmimet e shtrenjta, kryeministri shqiptar ironizon me një meme sociale:"Eksodi në të kundërt"

"Në përvjetorin e zbarkimit të Vlorës në Bari me 20 mijë shqiptarë të arratisur në bord, kryeministri i Tiranës ironizohet me bumin e turizmit bregdetar në kurriz të Pulias: “Ende nuk keni parë gjë” shkruhet në artikullin e Maricla Pastore publikluar sot La Repubblica.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA e komentoi memen 'Ironia e Tiranës, 'dje emigruam, sot eksodi juaj"

Rama donte të përcillte mesazhin që donte të dërgonte ishte për një Shqipëri të re dhe të pasur, krahasuar me atë të 8 gushtit 1991 me refugjatët e detyruar të ikin në Itali pas gati gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Nga njëra anë, rezultati duket se është ai që shpresohet: në Facebook, komentet për postimin e Edi Ramës janë mbi të gjitha vlerësim dhe simpati.

Por sigursht që llëvizja e liderit shqiptar hap një reflektim për mundësinë e përdorimit të imazheve të asaj drame të 32 viteve më parë, pikërisht pas përkujtimit të zbarkimit më të madh të emigrantëve ndonjëherë në Itali me një anije të vetme. Dhe kujtimi i atyre që ishin të pranishëm për të pritur turmën e rraskapitur në kërkim të lirisë.

Edhe Corriere dela Sera 

"Postimi i kryeministrit shqiptar nuk është mirëpritur pozitivisht nga të gjithë. Ka nga ata që, që për shembull, kujtojnë se emigracioni është një fenomen që ka shkaktuar – dhe shkakton edhe sot – mijëra vdekje në vit. Një fat që në të kaluarën e kanë pasur edhe vetë shqiptarët” – shkruan "Corriere dela Sera

Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen "Vlora" për një jetë më të mirë drejt Italisë.

Ngjarja është përjetësuar në memorien e shqiptarëve si një histori tragjike e një populli të vuajtur gjatë viteve të diktaturës që linte pas atdheun për të nisur një jetë të re plot sfida e sakrifica në emigracion. 

Për kryeministrin Edi Rama, sot historia është përmbysur. Ai ka postuar një "meme" që tregon sesi sipas tij kanë ndryshuar kohërat. Në njërën anë dallohet anija "Vlora" me mijëra shqiptarë dhe në anën tjetër të fotografisë është po e njëjta anije. Teksti dhe konteksti ndryshon. Majtas shkruhet: "Shqiptarët nisen për në Itali 1991".

 

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)