Prisnin dru në zonat e mbrojtura të Peshkëpisë pa leje, në pranga 2 persona
Pamje nga operacioni i policisë
Dy persona janë vënë në pranga pasi prisnin dru në zonat e mbrojtura të Peshëkpisë pa leje.
U kapën në flagrancë me një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi, vihen në pranga 2 persona. Dy tw arrestuarit e kishin fshehur në pyll.
Sekuestrohen sasitë e lëndës drusore, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë dhe një motorsharrë që kishte shërbyer për prerjen e saj.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Toyota", me drejtues R. K. dhe pasagjer S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 persona në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.
Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas.
Lënda drusore, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Kontrollet në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin e qarkut të Korçës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, vijojnë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në malin e Moravës, 7 zjarrfikës në vendngjarje, erërat e forta favorizojnë përhapjen e zjarrit
13 Mars, 19:43
-
Shtohen pakënaqësitë ndaj Berishës, kandidatja largohet nga lista e hapur në Korçë
13 Mars, 14:03
-
PS publikon emrat për Qarkun e Korçës, zv.ministrja Kuko vend në listë të sigurt
12 Mars, 20:15
-
E rëndë në Maliq, motori përplas për vdekje këmbësorin e moshuar, plagoset edhe drejtuesi! Policia nis hetimet (VIDEO)
12 Mars, 19:31
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të PD-së për Qarkun Korçë, Berisha rendit të tretin më të votuarin e primareve
12 Mars, 18:05
-
Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja: Ëndërr e kthyer në realitet falë vendimit për t’u kthyer në vendlindje
11 Mars, 17:09
-
Korçë/ Përndjekje, zjarrvënie, kalim i paligjshëm kufiri dhe ndërtim pa leje, 5 persona nën akuzë dhe një në kërkim
10 Mars, 11:05
-
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim
9 Mars, 13:47
-
Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve
7 Mars, 16:28
-
Pogradec/ Byrektorja përfshihet nga flakët, dyshohet rrjedhje gazi
7 Mars, 10:41
-
‘DAP-i 10 mijë lek për kuintal’, fermerët e Devollit ankohen për shtrenjtimin e plehrave kimikë dhe farërat e skaduara
6 Mars, 14:42
-
Korçë/ Arrestohet efektivi i patrullës, përplasi këmbësorin me makinë e iku pa i dhënë ndihmë të plagosurit! Ngjarjen ia fshehu policisë (EMRI)
5 Mars, 11:52