Pritë në errësirë në qendër të fshatit, ekzekutohet me armë zjarri 22-vjeçari/ FOTO

Pritë në errësirë në qendër të fshatit, ekzekutohet me armë zjarri 22-vjeçari/ FOTO

Fatlind Arifi, 22-vjeçari i vrarë

GJILAN - Një 22-vjeçar nga fshati Bresalc i Gjilanit është ekzekutuar rreth mesnatës së djeshme, në një atentat me armë zjarri. Mësohet se personi i vrarë është Fatlind Arifi, i moshës 22 vjeçare.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar për ngjarjen, ndërsa një tjetër deri tani është në arrati.

“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, ka thënë zëdhënësi i policisë. 

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e personave që kryen atentatin e rëndë i cili i mori jetën një të riu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja