Rolando Maran do të debutojë sot si trajner te Shqipëria e futbollit. Përpara miqësores kundër Izraelit e cila do të marrë jetë në orën 20:00 në 'Air Albania', stafi kuqezi ka mësuar se Myrto Uzuni është gdhirë me temperaturë këtë mëngjes.

Pritet që beratasi ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa nuk përjashtohen surprizat. Uzuni e ka Izraelin 'prenë' e preferuar, duke i shënuar dy gola në ndeshjet e luajtura.


Lajmi kryesor:

Trajner i ri, halle të vjetra! Shqipëria humbet 0-1 nga Izraeli në Tiranë, provokime dhe përplasje në fushën e 'Air Albanias'