Pritej të niste së shpejti, shtyhet rifillimi i Bundesligës

Pritej të niste së shpejti, shtyhet rifillimi i Bundesligës

Klubet në Gjermani prej disa ditësh kanë njoftuar se kanë nisur stërvitjen dhe janë gati për rifillimin e kampionatit, por kjo duket se nuk do të ndodhë së shpejti. Asambleja e Përgjithshme e ligës gjermane të futbollit e programuar për këtë të premte është shtyrë me datë 23 prill.

Edhe pse pritej që kampionati të riniste së shpejti, si pasojë e ecurisë pozitive të Gjermanisë me koronavirusin, kjo nuk do të ndodhë. Vendimi në fuqi thotë se të paktën deri me 30 prill nuk do të luhet futboll, ndërsa me vendimin e fundit Bundesliga dhe Bundeslig 2 me siguri nuk fillon në dy javët e para të majit.

Gjithsesi gjithçka varet nga vendimet e qeverisë gjermane që do të dalin javën e ardhshme, por e sigurtë është që ndeshjet e këtij sezoni do të luhen pa tifozë. Ndërkohë parashikimi optimist është që në vjeshtë, kur të nis sezoni i ri, tifozët të jenë në shkallët e stadiumit për të dhënë atë bukuri futbollit që po u mungon të gjithëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?