Pritej të vinte më 1 nëntor në Shqipëri, Kryeministri izraelit anulon vizitën për shkak të vdekjes së ministrit

Pritej të vinte më 1 nëntor në Shqipëri, Kryeministri izraelit anulon vizitën për shkak të vdekjes së ministrit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka anuluar vizitën që do të bënte më datë 1 nëntor në Shqipëri, pasi këtë të martë vdiq në Izrael Ministri i Shërbimeve Fetare David Azoulay.

Sipas mediave të huaja, 64-vjeçari vdiq pas një sëmundjeje që ai e kishte luftuar për shumë muaj me radhë. Ministri i Shërbimeve Fetare pritet të varroset në orën 23:00.

Mediat izraelite shkruanin pak kohë më parë se kryeministri Netanjahu do të vizitojë në nëntor "një vend me shumicë myslimane dhe me lidhje historike miqësore me Izraelin."

Profili politik  i David Azoulay

David Azoulay ka lindur në Meknes të Marokut më 1954-n. Ai emigroi së bashku me familjen e tij në Izrael në 1963-shin. Ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Akrit nga viti 1978 deri në 1993, ndërsa në vitin 1996 u zgjodh në Knesset për herë të parë me partinë Shas. Azoulay u caktua për të shërbyer si zëvendësministër i brendshëm prej vitit 2001 deri në 2003, ndërsa në postin si Ministër i Shërbimeve Fetare u vendos në vitin 2005. Në mars 2018, Azoulay dha dorëheqjen për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wendi: 31/10/2018 01:53

    Mmmmm paska gisht dhe Izraeli sic duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja