Pritej të vizitohej nga Salvini, bombë në selinë e 'Lega', zv.kryeministri: Nuk frikësohemi nga anarkistët

ITALINjë shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në selinë e “Lega Nord” në Ala të Trentinos jugore, seli e cila pritej të vizitohej nga lideri i partisë Matteo Salvini për fushatën zgjedhore.

Selia e partisë pas shpërthimit të bombës

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombë artizanale, dy përgjegjësit e të cilës u identifikuan ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.

Selia e partisë pas shpërthimit të bombës

Menjëherë në Facebook ka reaguar, kreu i partisë njëherazi edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili u shpreh se ata që vunë bombën ishin anarkistë dhe se ai sërish do ta zhvillonte fushatën e tij në Trentino pasi një sulm i tillë nuk e frikësonte.

Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishimit.  Ata që mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Trentino nuk ndalon.

Matteo Salvini 

Ky është rasti i tretë i dhunës në tre muaj. Bomba e parë shpërtheu më 16 gusht në selinë e Lega në Treviso. Bomba nuk shkaktoi dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Ndërsa bomba e dytë e vendosur më 30 shtator arriti që të neutralizohej në kohë nga forcat policore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja