Pritet me aheng në katundin e tij, Rama batuta me Veliajn në Surrel: Nuk na rreni me dajre (VIDEO)

TIRANE-Shkolla e mesme e bashkuar "Ymer Lala" në Surrel, fshatit ku banon kryeministri Edi Rama është rikonstruktuar rrënjësisht. Edi Rama priti sot në katundin e tij, sikur tha ai, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe deputetin e zonës Xhemal Qefalia, ku pa nga afër ambientet e shkollës dhe theksoi se ndërhyrja e fundit kishte qenë që në 1969. Bashkia kishin organizuar pritjen me aheng, por kryeministri nuk kurseu batutat duke i thënë Veliajt dhe Qefalisë se 'nuk gënjehen me dajre apo firzamonikë, pasi kanë nevojë për më shumë investime'.

"Është e vërtetë se na lanë një cikë mbrapa, e kapën veshin mbrapsht, shkuan nga Krraba. Kur këta tonët i shkonin deputetit, ai u thoshte ju keni kryeministrin. Dhe më vjen mirë që sot ka përfunduar ky projekt. Shkolla ka qenë në gjendje të keqe, nuk është investuar nga 1969, që unë kam qenë sa Zaho, 5-vjeç. Edhe Xhemali (Qefalia) është si diversant në Surrel, se nuk është i Surrelit, por më andej dhe thotë se unë po e bëj timen se me kryeministrin...

Ne po presim por tolerancën tonë mos e merrni për dobësi, nuk na rreni as me dajre apo firzamonikë, por ne kemi nevojë për më shumë. Përtej shakave që janë gjysma e së vërtetës, i falenderoj shumë. Mos na shihini se jemi me shallvare se gaboheni shumë, për pantallona apo kravatë ju vëmë përpara. Ishte një çun atje me kostum, perfekt, asnjë deputet nuk vishet ashtu, prandaj mos na provokoni" tha Rama.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës. “Më vjen shumë mirë që sot ka përfunduar ky projekt sepse shkolla ka qenë vërtet në një gjendje të keqe. Drejtori po më thoshte se nuk është investuar që nga viti 1969. E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi që mundësitë t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, theksoi Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimet në zonat rurale janë rezultat i ndarjes së re administrative. “Kryeministri ishte i pari që pati vizionin se zgjerimi i qyteteve dhe i bashkive, duke futur edhe fshatin, do të ishte një histori suksesi. Kështu arritëm të kuptonim se kjo do të ishte sukses vetëm nëse bashkia me fuqinë e saj, duke marrë taksa nga zona pak më të pasura, si Blloku, i çon në periferi, si rishpërndarje. Ideja për Tiranën e madhe zgjidhi konfliktet që kemi pasur prej vitesh. Një komunë ishte e një pale, dhe komuna tjetër e një pale tjetër, ndërsa ne mes kalonte lumi. Pyetja ishte: Kush e bën urën? Ndaj, pasja e një Tirane të madhe vërtet ishte sfidë, por besoj se më në fund, pas mandatit të parë, po shohim frytet reale se fuqia e madhe e një bashkie mund të çojë investime edhe në Zall Bastar, edhe në Zallherr, edhe në Ndroq, edhe në Krrabë, edhe këtu në zemër të Dajtit, që është Surreli, një nga fshatrat më energjik të gjithë kësaj zone".

Ai siguroi se pavarësisht përpjekjeve të një pakice për të penguar, referuar opozitës,  bashkë me kryeministrin është i vendosur  që Tirana të modernizohet nga qendra gjer në zonën më të largët. “Tirana në 100 vjet kryeqytet ka pasur ecejaket e veta. Mbaj mend kohën kur Edi ka qenë kryetar Bashkie, çfarë sabotimi për të bërë një mbikalim-nënkalim te Zogu i Zi, çfarë sabotimi për të çliruar Lanën. Kur fillova punë në bashki mendova: Këto gjëra kanë kaluar me atë kohë, kur Edi pati aq shumë stërkëmbësha dhe pengesa. Me sa duket, në 100 vjet, akoma s’kemi mësuar që ta lëmë tjetrin të punojë, ende zihemi për të ndërtuar Unazën, për të bërë një kënd lodrash, për të bërë Sheshin Skënderbej, Pazarin. Akoma zihemi për të bërë një Teatër. Mendojnë se edhe 100 vjet të tjera, do të shkojmë në Teatër me batanije. Kjo s’ka shans të ndodhë. Jemi të vendosur, me kryeministrin, që Tirana të modernizohet cep e më cep, nga maja e malit në Surrel, deri te Sheshi Skënderbej, e deri afër Durrësit, ku ne ndahemi me Ndroqin, Kasharin dhe me komunat e tjera”, deklaroi Veliaj. Shkolla e mesme e bashkuar ka 6 klasa me rreth 112 nxënës, shkolla 9-vjeçare 160 nxënës dhe kopshti 31 fëmijë. Rikonstruksioni përfshiu rifiniturat e brendshme e të jashtme, nyjet sanitare, ndërtimin e mjediseve shtesë në funksion të shkollës, punime në sistemimin e jashtëm, si dhe sistem qendror ngrohje.

Pas aktivitetit të zhvilluar në Surrel ka reaguar PD-ja përmes Kreshnik Çollakut, ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës duke akuzuar për propagandë. "Mesuesit urdherohen te bejne propogande per Kryeministrin...Sot permes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tirane),jane urdheruar te gjithe Drejtoret e Shkollave ne Tirane,te detyrojne te gjithe mesuesit e Tiranes te shperndajne ne rrjete sociale aktivitetin e dites se Kryeministrit.

Kjo propogande e neveritshme qe qelb ere nga epoka e Lenka Cukos eshte prove e degradimit te plote te sistemit arsimor,dhunimi flagrant i shtreses me te vyer te shoqerise mesusit,eshte nje prove se ne Shqiperi eshte instaluar Rregjimi. Sjellje te tilla jane te denja vetem per Kore te Veriut" denoncon ai duke publikuar edhe një mesazh, që sipas tij është urdhri i dërguar.

Postim i Kreshnik Çollakut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 25/01/2020 13:39

    Ardhsh i bardhe o figure. Je njish Edo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'