Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 13 dhjetor deri në 19 dhjetor) për të gjitha shenjat.
Javë pak e stresuar në lidhje më cështjet që duam t'i realizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për arsye kohe sic është puna, dashuria apo udhëtimet, është një javë dinamike, përfekte për nisjen e gjërave të reja. Shenjat më të favorizuara janë gaforrja e cila do të rregulloj aspektin financiar, luani i cili ka një ndikim shumë të mirë në cështjet e punës .
Ja cfare duhet të keni parasysh përgjatë kësaj jave:
Dashi- kanë shumë gjëra për të realizuar, shumë çështje për të bërë, është një periudhë e mirë në vija të përgjithshme, bëni kujdes me disa takime sot dhe të enjten paradite. Përsa i përket biznesit koha ka treguar se jeni shumë të fortë. Përsa i përket anës sentimentale duhet pasur pak kujdes këto tre ditë. Përsa i përket karrierës do të keni mundësi të reja.
Demi- Në çështjet e punës jeni në një ndikim shumë pozitiv , mos e lini pasdore, gjërat janë në favorin tuaj, edhe pse keni pasur disa probleme ekonomike, duket se tani stabilizohen.
Binjakët- Do të bëni lëvizje nga puna, kanë një mundësi duke pasur parasysh që në javën e kaluar, ka pasur një ndikim shumë të madh në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me mënyrën e komunikimit, në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme në kohëra të ndryshme. Tani prisni një lajm shumë të mirë.
Gaforrja- Është një moment shumë i mirë sepse kanë pasur dy gjëra kryesore, atë ekonomike dhe komunikimit, është një moment shumë i mirë për t'i stabilizuar ato. Nëse keni disa takime këtë javë mbyllni disa probleme, sot dhe të mërkurën. Dhe në anën ekonomike, financiare mundësitë janë të mëdha.
Luani- Periudhë shumë e rëndësishme për ju, bini pas një pasuri të paluajtshme keni pasur një problem me dokumentat në 2001 dhe 2011 por mos u frikësoni. Me cështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike financiare, është një moment shumë I mirë që të zgjdhni disa cështje të pazgjidhura Përsa i përket mundësisë dhe stabilizimit është koha për të reflektuar.
Virgjëresha- kanë të bëjnë me zgjidhjen për miqtë dhe punën dhe të balanconi gjërat. Një kohë e përshtatshme në fushën e punës dhe ekonomisë suaj që ti stabilizoni por mbi të gjitha mos e lini pasdore shëndetin, sepse jeni në kërkim të së ardhmes në punë tuaj, shikoni dhe veten tuaj. Në lidhje me cështjet shpirtërore grindjes me dem apo bricjap janë jo serioze.
Peshorja- Peshoret të bëjnë kujdes me cështjet shpirtërore. Në cështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike është një kohë shumë e mirë, e përshtatshme, nëse doni të lëvizni nga një vend në në vend tjetër ose dokumentacione dhe këtë javë nuk janë mirë.
Akrepi- Do të keni një gëzim shumë të madh, ka të bëjë ose me pasuri ose me dokumentacione. Përsa i përket cështjeve ekonomike financiare mundëistë janë dhe mund të përfitoni jashtë mase këtë periudhë.
Shigjetarët- Ndikohen pozitivisht në cështjet ekonomike, financiare në cështjet e punës, e kanë mundësinë që të arrijnë majat, është një rast shumë I mirë për të bërë para. Keni të bëni me biznese, me shit-blerje është koha për ju.
Bricjapi- Në lidhje me punën e tyre janë në vende kyce , kanë të stabilizuar anën ekonomike, do të kenë ngritje në detyrë, pra në anën e ekonomisë dhe financave jeni shumë pozitiv.
Ujorët- në kombinim me luanin mund të ishte ideal, në punë duket se keni pasur një problem por është zgjidhur, dhe koha është pozitive, madje ideale. Keni shumë gjëra për të bërë dhe të realizuar. Do të ketw takime shumë të mira për anën cështjet ekonomike. Në cështjet që kanë të bëjnë me vazhdimësinë e bashkimit familjarë sidomos me virgjëreshë është koha perfekte.
Peshqit- Një mundësi e re për të zgjidhur një konflikt të vjetër. Nëse keni një problem ligjor sot edhe nesër është mirë të shtyhet. por është një moment I zgjidhjve të mëdha.