Pritet shqyrtimi i pr/buxhetit 2013 e
shërbimi i transportit të deputetëve
Kuvendi pritet që marrë në shyrtim javën që vjen një prej projektligjeve që është marrë vendim në mbledhjen e qeverisë Rama
TIRANE- Kuvendi pritet që marrë në shyrtim javën që vjen një prej projektligjeve që është marrë vendim në mbledhjen e qeverisë Rama që ka të bëjë pikërisht me projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”. Ky projektligj ka si synim shkurtimet e shpenzimeve të deputetëve apo dhe ministrave përsa i përket mënyrës së transportit.
Gjithashtu në rendin e punimeve në Kuvend për periudhën 18 tetor-8 nëntor është përfshirë edhe diskutimi i aktit normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”. Pritet që gjatë këtyre javëve pritet që të shqyrtohet edhe dekreti i presidentit të vendit lidhur me kryetarin e Gjykatës së Lartës. Në kalendarin e punimeve në Kuvend për këto tre javë është parashikuar edhe shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”.
Pyetje-Përgjigje Çfarë u diskutua dje në Parlament?Në seancën e djeshme parlamentare diskutimet u përqëndruan më tepër te akti normativ i qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil. Ky akt u përfshi edhe në një pjesë të progres raportit të KE lidhur me rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Cili ishte qëndrimi i mazhorancës dhe opozitës?Deputetët e mazhorancës kërkuan bashkëpunim dhe konsensus nga ana e deputetëve të opozitës, ndërkohë që këta të fundit vijuan edhe dje qëndirmin e tyre bojkotues. Ata kërkuan tërheqjen e këtij akti nga ana e qeverisë.
Për çfarë u akuzuan ish-qeveritarët e djathtë?Ish-ministrat e djathtë u akuzuan nga të majtët për shkarkime të punonjësve të administratës në kohën kur erdhën në qeveri. Për këtë deputeti Balla tregoi edhe disa dokumente që janë përdorur nga ish-ministrat për të bërë shkarkimet.
Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48