Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët na bën krenarë për humanizmin dhe sakrificën e shumë familjeve të cilat vunë jetën në rrezik duke strehuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë madje edhe duke i përcjellë të sigurtë shumë familje hebreje. 

Jonus Domni një tregtar me banim në Elbasan u bë streha dhe shpëtimi i dy familjeve hebreje të ardhur nga Shkodra, gjatë viteve të vështira të luftës së dytë botërore.

I biri i tij, Samiu megjithëse i vogël, sjell kujtime se si u strehuan dhe jetuan bashkë me hebrenjtë, që madje morën edhe emra shqiptarë. 

27 janari njihet si dita e përkujtimit të holokaustit, Samiu ndërsa na servir disa fotografi të vjetra ku dallohen familjarët e tij së bashku me personat që u strehuan në shtëpinë e tij, rrefen me krenari se familja rrezikoi por e mbajti besën, duke treguar atë për cfarë shqiptarët njihen në mbarë botën, humanizmin dhe mipritjen.

Në Elbasan njihen disa familje që kanë strehuar hebrenj, shumë prej tyre kanë marrë vlerësime apo dekorata, shumë të tjerë janë në muzetë si dëshmi e gjallë e asaj cfarë bëri pupulli shqiptar, shpëtoi nga vdekja e sigurtë shumë familje duke i dhënë një strehë dhe ushqim e më pas duke i siguruar edhe kthimin pas përfundimit të luftës.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)