TIRANË - Ata u pritën si heronj dhe me po të njëjtin protokoll siç do të ishin pritur edhe presidentë apo kryeministrat më të fuqishëm në botë. Kombëtarja u nderua nga kryeministri Edi Rama në çdo lëvizje nga ndalesa në aeroport me tapetin e kuq, lulet, përqafime e deri tek shoqërimi i tyre deri në Kryeministri.
Rama madje u kthye në guidën e më pas në timonierin, jo të ekipit, pasi kjo i takon me meritë De Biazit, por të autobusit që transportoi futbollistët drejt kryeqytetit. Te pakten kete percjell kjo foto, e cila nga menyra se si eshte shkrepur duket se kreu i qeverise Rama ka bere edhe "shoferin"

Ishte vërtet emocionuese për lojtarët e kombëtares e sidomos për italian e shqiptarizuar të kishin këtë pritje. Rama u kujdes personalisht që triumfuesit të ndjehen sa më mirë deri në hyrjen kryelartë në Kryeministri.
Fotot e publikuara në profilin e tij zyrtar në Facebook tregojnë me detaje se si ndalesa e avionit, udhëtimi me autobus, tifozët gjatë gjithë rrugës dhe pritja madhështore në Kryeministri e bënë ditën pas fitores, një ditë historike që do të mbahet mend gjatë siç edhe do të mbahet mend kualifikimi i parë në Europian i ekipit tonë kombëtar.
FOTOGALERIA 1

FOTOGALERIA 2
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

FOTOGALERIA 2Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

drejtoi autobusin e kombëtares /Foto">