Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, është kandidat për të fituar garën për pritjen më të bukur të javës së 32-të të Serisë A.
Adresa zyrtare e Serisë A në rrjetet sociale ka bërë të ditur se edhe shqiptari ishte protagonist i 5 ndërhyrjeve më të mira nga portierët, falë një grushtimi që kishte bërë në derbin e Romës ndaj verdhekuqve.
Rivalët e Strakoshës janë emra të tjerë të njohur të futbollit italian, duke filluar nga Donnarumma i Milan, për të vazhduar me Handanoviç të Interit. Ndërkohë, pesëshja plotësohet nga Nikolas i Veronës dhe Meret i Spalit.
Pritjet e Strakoshës kanë qenë shpesh në këtë sezon pjesë e sondazheve të Serisë A, kampionat ku tashmë gardiani shqiptar vlerësohet mes më të mirëve.
Komento