Pritja në Ambasadën Italiane, flasin
njerëzit e së drejtës ndërkombëtare

TIRANE - Juristë italianë e shqiptarë kane qenë pjesë e konferencës dy ditore të mbajtur në Tiranë me titull: 10 vjet duke luftuar pandëshkueshmërinë. Me këtë rast Ambasada Italiane ka organizuar një pritje me njerëzit e drejtësisë në rezidencën e Ambasadorit Massimo Gaiani. A1 REPORT! ka zhvilluar disa biseda rreth çështjes së besimit të publikut te drejtësia me juristët që kujdesen për të drejtën ndërkombëtare.

DREJTESIA, MASSIMO GAIANI: MBETET SHUME PUNE PER T’U BERE

Zoti ambasador keni hapur sot dyert e rezidencës tuaj për njerëzit e drejtësisë. për çfarë arsye?
Kemi pasur kënaqësinë e një vizite nga Prof Bassiouni dhe të disa juristëve italianë që kanë organizuar së bashku më universitetin e Tiranës dhe disa institucione shqiptare një konferencë për të drejtën ndërkombëtare penale. Për të diskutuar rreth gjykatës ndërkombëtare penale, një organizëm i rëndësishëm që synon dënimin e krimeve kundër njerëzimit.

Çfarë mund të themi sot për kthimin e besimit në një sistem kaq të rëndësishëm siç është ai i drejtësisë?
Pa dyshim ka shumë për t’u bërë. Personalisht jam i prirur të shoh pjesën plot të gotës, por ka dhe një pjesë që është gota bosh, çka do të thotë ende gjëra për tu bërë, theksoj se ka raporte shumë të mira mes juristëve studiues shqiptarë dhe atyre italianë si pasoje e viteve të gjata të bashkëpunimit. Italia ka ndihmuar në përmirësimin e legjislacionit shqiptar. Ka ende shumë punë për tu bërë sëbashku dhe unë jam i kënaqur të promovoj këto raporte, këto lidhje në logjikën dhe këndvështrimin e përmirësimit të drejtësisë si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar.

arben hasanaj ambasadori gaiani
(Foto: Ambasadori italian në Tiranë MASSIMO GAIANI)

PROF. GIORGIO SPANGHER: ME RENDESI NDARJA E PSUHTETEVE


Shqipëria është një demokraci e re. Pa drejtësi nuk ka demokraci. Çfarë mund t’i thoni sot qytetarëve në këndvështrimin e besimit tek drejtësia, për të pasur një demokraci që funksionon?

Problem themelor jo vetëm për Shqipërinë në përgjithësi për demokracitë perëndimore është ndarja mes pushtetit politik dhe drejtësisë. Çështja që duhet të qartësoni jo vetëm në Shqipëri janë raportet mes politikës dhe drejtësisë. Të gjithë kemi nevojë për një drejtësi të pavarur edhe pse duhet kemi kujdes duke pasur parasysh drejtësinë italiane që vetë drejtësia e pavarur të mos jetë një pushtet shumë i fortë. Është një problem ekuilibrash. Pra duhen qartësuar mirë raportet mes politikës dhe drejtësisë, duke i siguruar drejtësie pavarësi dhe autonomi pa u kthyer në një pushtet që shtyp pushtetet e tjera. Ky është element i parë, i dyti prek të drejtën penale. Problem është cilat garanci i japin të pandehurve, cilat garanci i japim mbrojtjes, ne brendësi të procesit penal, duke pasur parasysh pushtetin gjithnjë të madh që ka gjykatësi dhe prokurori. Duhet gjetur gjithnjë një ekuilibër mes pushtetit të akuzës, të mbrojtjes dhe të gjyqtarit në dhënien e një drejtësie që kënaq të gjitha palët.

Nëse do ju thoja duke pasur parasysh eksperiencën shqiptare se pushteti më i fortë ashtë ai i parave , të cilat shpesh e blejnë drejtësinë?
Për këtë arsye drejtësia duhet të jetë e pavarur. Korrupsioni nuk është vetëm një fenomen shqiptar, është gjithandej. Natyrisht një demokraci ka nevojë të ketë një drejtësi që lufton korrupsionin si jashtë ashtu dhe brenda saj. Është një rrugë e vështirë dhe e pashmangshme. Duhet që qytetarët të ndjejnë si detyrë etike në izolimin e situatave që sjellin korrupsion. Kjo kërkon një aparat administrative eficent, ligje të qarta dhe një raport besimi në institucionet politike. Është një diskutim kompleks dhe nuk mund të zgjidhet në dy minuta.

ben hasanaj GIORGIO SPANGHER
(Foto: PROF. GIORGIO SPANGHER)

PROF CHARIF BASSIOUNI: CDO QYTETAR MUND TE SJELLE NDRYSHIMIN


Keni marrë titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës, si u ndjetë?
Sigurisht i nderuar në këtë mirënjohje, kam shumë miq shqiptar prej shumë vitesh, çka do të thotë se kam një lidhje sentimentale mes meje dhe Shqipërisë. Ishte shumë emocionuese.

Si mund ti kthehet publikut besimi te institucionet e drejtësisë?
Shiko demokraci do të thotë shumë gjëra, do të thotë etikë ne administrimin e të ashtuquajturës e mirë për popullsinë. Kush është në qeveri nuk është për të mirën e tij por për të mirën ë popullsisë që e ka zgjedhur. Prandaj kush është ka pushtetin duhet të dijë që pushteti është për të shërbyer qytetarët jo ti shërbejë një partie ose interesave private. Kjo është një sfide e madhe. Rregulli i së drejtës, drejtësia, siguron se atje ku ka abuzim me pushtetin një administrim të keq të pushtetit nga ana e secilit që është në fuqi, duhet trajtuar nga drejtësia si çdo qytetar.

Ju keni një eksperiencë të gjatë në drejtësi dhe keni prekur situate nga më të ndryshmet. Shumë vende kanë pasur momentet e tyre te një drejtësie ne nivele të ulëta. Në situata të tilla çfarë mund të bëjnë qytetarët, njerëzit e drejtësisë, qeveritë, vetë shoqëria që situata të përmirësohet?

Unë iu tregoj shpesh njerëzve një film Grek të viteve 60, që quhej Zeta, Z. Historia e filmit flet për vitet 60 kur Greqia drejtohet nga junta ushtarake. Kolonelët morën pushtetin dhe krijuan një diktaturë ushtarake. Ata vranë kreun e opozitës që synonte demokracinë. Ndërkohë një prokuror i ri në moshë ndoqi hetimet dhe arriti të sillte fakte për vrasësit e politikanit që kërkonte instalimin e demokracisë. Nga ky fakt nisi rënia e diktaturës ushtarake greke. Çdo person mund të bëjë diferencën, mund të ndryshojë gjërat. Qytetari nuk duhet të dyshojë në fuqinë që ka për të ndryshuar gjendjen. Qytetari kurrë nuk duhet të abandonojë shpresën. Prandaj është shumë e rëndësishme që qytetari shqiptar të qëndroje i përfshirë. Që prokurori të qëndrojë i përfshirë, të mos i bindet politikës. Vetë politika, policia të kenë kurajë t’i thonë jo atyre që iu kërkojnë kundërshtimin e ligjit. Në fund është individi që bën diferencën, që mund të ndryshojë gjërat. Një shoqëri jeton përmes forcës së individëve të saj një për një. Nuk mund të thuash unë nuk të bëj asgjë, dikush tjetër mund ta bëjë. Jo. Kemi të gjithë detyrimin të jemi të pranishëm për atë që është drejtësia, e vërteta.

Shpresoj që mes atyre që na dëgjojnë tani të jenë jo një po disa nga këta qytetarë.

Jam i sigurt që janë shumë dhe nuk duhet të humbasin shpresën duhet të reagojnë, sepse padrejtësitë më të mëdha në botë kanë ndodhur kur publiku ishte indiferent. Abuzimi me pushtetin gjatë luftës së dyte botërore ndodhi sepse populli gjerman ishte indiferent. Abuzimet që kemi parë nën regjimin e Stalinit, në botën e lindjes dhe këtu në Shqipëri gjatë diktaturës ishin të tilla se qytetaria nuk reagoi. Është e vërtetë që këto ishin regjime të tmerrshme vrisnin dhe terrorizonin njerëzit. Por duhet të kemi kurajën jo në masë por një për një edhe në dosa të vogla. Ashtu siç bëjnë milingonat që një nga një sjellin kokrrizat e rërës deri sa bëjnë një grumbull të madh.

ben hasanaj basiuni
(Foto:PROF CHARIF BASSIOUNI)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë