Në Pallatin e Brigadave, u mbajt pritja zyrtare e 111 vjetorit të pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij ku theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.
Ndërsa një thirrje e pati edhe për politikanët shqiptarë të cilëve u kërkoi të siguronin të drejtën e diasporës shqiptare për të votuar në zgjedhje. Duke iu referuar skenave të dhunshme të deputetëve të Rithemelimit në Kuvend gjatë javëve të fundit, Begaj bëri thirrje që të të punohet kokëulur për të mirën e shqiptarëve dhe jo për konfrontim në Kuvend.
“Me reformën zgjedhore duhet të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Shqipëria nuk ndërtohet me indiferentizëm dhe pasivitet. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji. Në jetën tuaj paralmentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen”- u shpreh presidenti.
Më tej, kreu i shtetit vlerësoi rezultatet e Reformës në Drejtësi duke u shprehur se po krijon shpresë tek publiku dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Vlerësoj rezultatet e Reformës në Drejtësi, po krijon shpresë tek publiku dhe tek partnerët ndërkombëtarë”- tha Begaj ndër të tjera.
Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një pritje zyrtare në institucionin e Presidencës.
Në këtë ceremoni u bënë bashkë autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare në këtë vit jubilar të mëvetësimit të Shqipërisë.
E pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila shihet krah bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Festat e nëntorit sollën në Tiranë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit kombëtar dhe bëri homazhe në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë ku dhe shtrëngoi duart me kryeministrin Rama.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
-
Ramën
47.5% -
Veliajn
16.3% -
Asnjërin
36.1%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
Lajme të tjera
-
Begaj dhe Mattarella takojnë arbëreshët në Itali, Presidenti: Jeni themeli i vëllazërisë mes dy vendeve! Ruajeni gjuhën dhe traditat
9 Nëntor, 15:44 -
Protestat/ Bamir Topi: Presidentit Bajram Begaj i kanë hequr bisturinë! Duhet të kishte bërë një apel publik dhe të ishte takuar me kryeministrin Rama (VIDEO)
6 Nëntor, 22:23 -
Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, kërkon forcimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri dhe mbrojtje kibernetike
6 Nëntor, 14:11 -
Begaj pret ambasadorët e Brazilit dhe Danimarkës, vlerëson marrëdhëniet mes vendeve: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik dhe politik
5 Nëntor, 14:36 -
Begaj pret ambasadoren e BE-së dhe merr progres-raportin për Shqipërinë, në fokus reformat dhe lufta kundër korrupsionit
5 Nëntor, 11:10 -
Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale! Në vendoret e 9 majit të 2027-ës, qytetarët do të votojnë për 46 bashki
2 Nëntor, 10:03 -
'Rama ia caktoi datën, Begaj e dekretoi', Blushi pas vendimit për zgjedhjet vendore: Presidenti, noter i kryeministrit!
30 Tetor, 16:01 -
Presidenti Begaj dekreton 9 majin për zgjedhjet vendore të 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike
30 Tetor, 15:12 -
PS thirrje forcave politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2027, Balla pas takimit me Begajn: Bojkoti nuk është zgjidhje (VIDEO)
30 Tetor, 11:45 -
PL refuzoi ftesën e Begajt për konsultime mbi datën e zgjedhjeve lokale, Blushi letër Presidentit: Jemi në kushtet e një krize të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale
30 Tetor, 09:38 -
Begaj dekreton 9 majin për zgjedhjet vendore 2027! Opozita refuzoi konsultimet, data u propozua nga PSD e Tom Doshit (VIDEO)
30 Tetor, 09:20 -
Protestat, buxheti dhe paketa fiskale 2027, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS
30 Tetor, 07:30
Komente
Komento