Dita e sotme është një nga ditët më të lumtura në familjen Kallaku. Këngëtarja shqiptare mjaft e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj ka sjellë në jetë princeshën e saj. Gazeta Shqiptare mëson ekskluzivisht se lindja është bërë në një nga spitalet private dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë

 I urojmë një jetë të gjatë vogëlushes! Ditët e fundit kemi parë që Besi dhe Xhensila po nxitonin t’i bënin dhomën gati të voglës së tyre. Tashmë le të presim të na tregojnë edhe emrin që kanë zgjedhur për princeshën e tyre.