'Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të larta', E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë u them ‘reforma në drejtësi, e pakthyeshme’

'Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të larta', E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë u them ‘reforma në drejtësi, e pakthyeshme’

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, teksa mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, foli edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA tregon se kur e ka takuar Dumanin, ai i ka vënë në dukje punën që policia bën, si vendimtare për punën që vetë ai dhe kolegët e tij në SPAK kryejnë.

“Dhe dua të ndaj me ju se kur jam takuar me z. Dumani, të cilin e kam takuar në disa raste, ai vë në dukje punën që bëni për të zbatuar këto standarde integriteti si vendimtare për punën që ai dhe kolegët e tij në SPAK kryejnë. Nuk ka mundësi që një pjesë e vetme e institucioneve të drejtësisë të ketë sukses pa bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e të gjithë sistemit.

Dhe nuk do të përsëris statistikat tepër mbresëlënëse që ndatë më herët. Por dua të theksoj që tashmë ka pasur 33 arrestime këtë vit për shkak të referimeve dhe kjo është një rritje e madhe nga viti i kaluar, siç më ka thënë ekipi im”, ka treguar Nancy VanHorn.

'Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”, tha në fjalim diplomatja e Ambasadës së SHBA.'

Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, morën pjesë drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Masakra me katër të vrarë në Shkodër, Nancy VanHorn: Kalimtarë të pafajshëm humbën jetën, kosto e krimit s’është vetëm humbje në të ardhura

1731097666_vanhornshb.webp

Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP.

Në të mori pjesë E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA përmendi masakrën në Shkodër, ku humbën jetën katër persona, mes tyre dy kalimtarë, rast për të cilin u shpreh se “kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare”.

“Vetëm javën e kaluar, kalimtarë të pafajshëm humbën jetën në Shkodër. Kështu që, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Puna juaj mbron bashkëqytetarët tuaj në mënyra shumë konkrete”, tha Nancy VanHorn.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit

Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit