"Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat! Dalin përgjimet, Këshilltari italian zbulon: Kishte në xhep 2 nga 3 arbitrat"

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëmshpërblim. Me një premisë të detyrueshme: bëhet fjalë për akuza dhe deklarata që nuk janë mbledhur nga një prokurori dhe që duhet të kalojnë ende filtrin e drejtësisë.

Provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane ‘IntelliNews’, janë siguruar pasi shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani investigimi, teksa agjentët e saj kanë zhvilluar biseda që edhe i kanë regjistruar me bashkëpunëtorë të ngushtë të Bechetit që provojnë skemat e tij. Të gjitha transpkriptet tashmë janë dorëzuar në një raport disa faqësh.  

Pjesë nga raporti 

Ky është Marco Giontella, (MG) një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në ccështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ (Mënyrë veprime)  të Becchettit.

MG             Sepse ata kanë shumë përvojë në këtë fushë. Shumë përvojë.
Agjenti 1     Klienti juaj?
MG             Po. Mund të them se fitojnë shumë para në këtë fushë.
Agjenti 1     Nuk është hera e parë që po e bëjnë? E bënë disa herë, për të fituar?
MG             Më shumë? Ata kanë shumë arbitrazhe. Imagjinoni, ky klient krijon rastin.
Agjenti 2     Krijon një rast?
MG             Krijon rastin.
Agjenti 2     Sepse ai sapo dha…
MG             Krijon. Ky klient lidh kontrata, duke pasur parasysh mundësinë për të shkuar në arbitrazh.
Agjenti 2     Pra, bëhet si një biznes.
MG             Po.
MG             Krijimi i çështjes. është një punë. është një punë.
Agjenti 2     Dhe ata fitojnë?
MG             Fitojnë, fitojnë, fitojnë.

Pjesë nga dokumenti 

Mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshin edhe kujdesjen që jo vetëm çëshja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, duke përfshirje lidhje dhe "praktika korruptive".

MG             E di nga përvoja ime 30 vjeçare me të që ai ndikon në nominim.
Agjenti       E drejtë, pra...
MG             Por për të pasur...
Agjenti       Mënyrën e saktë.
MG             Është shumë delikate. E di, imagjinoni, klienti im ka pasur pak a shumë, 20 arbitrazhe
Agjenti       Arbitrazhe?
MG             20, pak a shumë, pak a shumë.
Agjenti       E dini?
MG             Në këto 20, unë e kam ndjekur atë në në pesë a gjashtë, duke e njohur në mënyrë të përsosur rastin dhe e di se çfarë bën ai në këtë rast.
 
Agjenti       Pra, ju ndërtoni edhe çështjen që është e fortë dhe gjithashtu ai e di që ju keni arbitrat?
MG             Të dy.
Agjenti       Cilët?
MG             Të dy. Të dy.

Pjesë nga dokumenti

Skemën e përcaktimit të të paktën 2 nga 3 gjyqtarët në ccështjen kundër Shqipërisë zbardh sërish Giontella (MG).

Agjenti       Pra, ju e dini nëse ai ka qenë në gjendje të ndikojë te gjyqtarët edhe në këtë rast?
MG             Po.
Agjenti       Sepse kundër një qeverie është mjaft e ashpër. Pra, unë do të imagjinoja, siç përmendët më parë, disa nga këto.
MG             Poo. Ata munden. Ata munden.
Agjenti       Dhe kjo është, gjithashtu, ashtu me arbitrat që ai zgjedh, bën të njëtën gjë edhe me Presidentin?
MG             Jo, jo, jo. Arbitër ai zgjedh njeriun e tij.
Agjenti       Është krejtësisht njeriu i tij?.
MG             Krejt njeriu i tij.
Agjenti        Po, por çfarë do të thuash? Gjithashtu...
MG             Jo, do të thotë që, nëse unë zgjedh një arbitër, përpara se ta zgjidhja atë, fola me të dhe i thashë: "Cili është mendimi juaj?" Nëse mendimi juaj është unë fitoj, unë ju zgjedh ju.
Agjent        Kam një pyetje tjetër, të cilën edhe mua më bënë. Kur zgjidhni Presidentin, ju zgjidhni edhe arbitrin tuaj, apo jo?
MG             Po, po.
Agjenti       Dhe ju thatë që më parë se klienti juaj ishte në gjendje të fliste me arbitrin paraprakisht dhe...
MG             Po, po, po, po. Absolutisht.
Agjenti       Dhe ai e dinte tashmë nga...
MG             Absolutisht po.
Agjenti       Pra, me Shqipërinë foli me të, me çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë, foli me arbitrin. Ai e dinte se arbitri do t'i jepte një rezultat pozitiv.
MG             Po.
Agjenti       Ai e dinte këtë paraprakisht?
MG             Po, po.
Agjent        Kam një pyetje tjetër. Gjithashtu, në rastin kundër Shqipërisë, sepse unë jam gjithmonë po shikoj për këtë shtet. Në këtë rast- ai pati një bisedë me arbitrin që zgjodhi dhe ai e dinte se do të votonte në anën e tij, para se të fillonte kjo.
MG           Po, po.
 

 

Por kush e zgjodhi Presidentin e arbitrazhit në çështjen kundër Shqipërisë?

“Kryesia e ICDS, por të orientuar, ata kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë, ne preferojmë njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën. Sepse klienti im (Beccheti) njihte njëshin dhe dyshin”, thotë bashkëpunëtori i ngushtë i Bechetit. 

Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.

Agjenti       Pra, në thelb mekanizmi që ju përdorni im, i cili është i mundur, është të gjeni një mënyrë për të caktuar Presidentin përmes marrëdhënieve ku ju i premtoni atij më punë.
MG             Po, kjo është ajo.
Agjenti       Dhe kështu bëri klienti juaj
MG             Po.
Agjent        Me Shqipërinë?
MG             Po, po.
Agjenti       Ku ia doli?
MG             Po.

 

Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.

David Ripkin

Agjenti                 Dua të pyes, sa mirë e njeh? Zoti Pryles?
DR                       Michael? E njoh shumë mirë. E njoh shumë mirë.
Agjenti                 Në rregull. Si shok?
DR                       Po.

Pjesë nga dokumenti

Raporti dha gjithashtu një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog i universitetit italian Alberto Pasquale, në çështjen ICSID duke pranuar se ai gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .

“Z. Pasquale pohoi se ai ka shkelur detyrat e tij si një dëshmitar ekspert i paanshëm përmes ndërveprimeve të ngushta me z. Në vlerësimin e tij mashtrues, Z. Pasquale me vetëdije dha indikacione dhe deklarata të rreme për përmirësimin dhe rritjen e Agon Channel, ndërkohë që kishte një opinion krejtësisht të ndryshëm personal profesional (për të cilin ai u punësua) – se Agon Channel nuk kishte asnjë shans për t'u rritur,” pretendon raporti. “Z. Pasquale konfirmoi se roli i tij ishte të shërbente interesat e palës paguese (z. Becchetti) në procedurat e ICSID, në vend që të shërbente si ekspert i pavarur dhe objektiv.”

Pjesë nga dokumenti

Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchetti. Si pjesë e Projektit të Hidrocentralit të Kalivacit, Becchetti nënshkroi marrëveshje sipërmarrjeje të përbashkëta me subjekte të ndryshme, përfshirë me organet shtetërore shqiptare dhe ndër të tjera me Deutsche Bank AG. Megjithatë, projekti shkoi keq dhe në vitin 2010 Becchetti dhe Deutsche Bank filluan procedurat e arbitrazhit, duke akuzuar secila tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të sipërmarrjes së përbashkët.

Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, i janë dorëzuar gjykatës në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t'i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë.

RAPORTI I PLOTË I SHQIPËRISË ME PROVA (NË ANGLISHT)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
VIDEO/ Eksperti që ndihmoi Becchettin në Arbitrazh: Gënjeva me raportin, Agon Channel do të falimentonte

Njëri prej dy dëshmitarëve ekspertë të përdorur nga zoti Becchetti në Procedurat Origjinale të ICSID dhe e cila u përmend shpesh në vendimin përfundimtar, ishte zoti Pasquale, një ekspert në industrinë e mediave.

Zoti Pasquale arriti në përfundimin në mendimin e tij ekspert të dorëzuar në Procedurat Origjinale të ICSID, datë 2 qershor 2017, se Agon Channel kishte mundësi të mëdha rritjeje në numrin e shikuesve (dhe kështu edhe financiarisht), duke krahasuar performancat e Agon Channel me kanale të tjera televizive që transmetonin për shikuesit italianë. Mendimi dhe argumentet e zotit Pasquale u pranuan nga tribunali i ICSID dhe u përdorën si baza për shpalljen e vendimit përfundimtar (dhe u përmendën shpesh) në favor të zotit Becchetti.

Zoti Pasquale deklaroi se mendimet dhe vlerësimet e tij ekspert ishin të njëanshme në favor të zotit Becchetti. Zoti Pasquale theksoi se mendimet e tij ekspert do të ishin gjithmonë në përputhje me nevojat e palës që paguan – “ku është e drejta, ku është faji? Varet nga kush paguan”.

Gjatë takimit të zhvilluar më 26 prill 2024 (Eksponati 8), zoti Pasquale zbuloi manipulimin që kishte bërë në mendimin ekspert, duke konfirmuar se nëse do të ishte një ekspert i pavarur, këshilla e tij për tribunalin do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, duke çuar në një ndryshim në favor të Padires.

Zoti Pasquale shpjegoi se kur dorëzoi mendimin ekspert, ai paraqiti një mundësi reale për Agon Channel për të përmirësuar dhe rritur fitimet e saj, ndërkohë që mendimi i tij i vërtetë dhe i sinqertë ishte se Agon Channel nuk kishte mundësi për përmirësim – dhe për pasojë nuk kishte asnjë dëm që shkaktohej nga mbyllja e saj.

Zoti Pasquale: Sigurisht, unë isha nga njëra palë, por është si me avokatët, e dini? Ku është e drejta, ku është faji? Varet nga kush paguan, e dini? Nëse do të kisha shkruar komentet e mia për palën tjetër, ndoshta do të kisha theksuar gjëra të ndryshme. E kuptoni, problemi është kush ishte qëllimi për këtë gjë.
Agjenti: Sigurisht, duhet të përputhesh me nevojat e klientit tuaj.
Zoti Pasquale: Po, sigurisht. Jam shumë i kënaqur me këtë. Pika kyçe ishte të tregohej se kishte një mundësi të arsyeshme për t’u përmirësuar. Jo që, në mendimin tim personal, mund t’ju them që ata nuk kishin mundësi.

Gjatë takimit të zhvilluar më 29 maj 2024 (Eksponati 9), zoti Pasquale riafirmoi manipulimin e tij, duke pohuar se përfundimet në raportin e tij ekspert nuk ishin të mundshme dhe, në fakt, Agon Channel do të kishte falimentuar brenda gjashtë muajve:

Zoti Pasquale: Sigurisht. Sigurisht. Raporti im ishte në mbështetje të kësaj pozite, duke thënë, ‘Po, nëse qeveria shqiptare nuk do ta kishte ndaluar transmetimin e kësaj, ata mund të kishin lulëzuar’. Unë nuk mendoj se kjo mund të kishte ndodhur, sinqerisht.
Ora 20:07
Dëshmia e ish avokatit të Becchetti-t: E njihja ish-drejtuesin e gjykatës, më bëri drejtues të Arbitrazhit në Singapor

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëshmshpërblim

Një nga këto është dhe biseda që Michael Pryles, presidenti i gjykatës fillestare tregon se kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.

E njoh shumë mirë Michael. Unë, me siguri do ta shoh atë në një konferencë të madhe në Hong Kong pas disa javësh.

Agent: Doja të të pyesja sa e njihje atë?
Dr: Michael? E njoh shumë mirë, e njoh shumë mirë

Agjenti: Si mik?
Dr: Po. Michael është i shkëlqyer. Një nga arbitrat më të fortë që ekziston.

Kur SIAC (Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Singaporit) në Singapor vendosi të bëhej një institucion më ndërkombëtar, i kërkoi Michael të ishte kryetar dhe Michael solli një gjykatë shumë ndërkombëtare, duke përfshirë mua. Dhe kështu, po, Michael, ju e dini, ka një përvojë shumë të fortë. Michael është ekselent.

Ora 18:36
“Që kur lidh kontrata mendon arbitrazhin”, si zbuloi këshilltari italian i Beccheti të gjithë skemën (VIDEO)

 

Videoja që demaskon të gjithë mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti funksionte për të fituar qindra milionë euro në arbitrazhe, se si ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.

Ky është Marco Giontella, një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeveria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në çështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’  të Becchettit.

Agjentët e kompanisë private të hetimet që kontraktoi qeveria shqiptare i kanë marrë 2 përgjime ku ai zbulon gjithccka duke mos e ditur që po merrej në pyetje.

Italiani është pyetur në anglisht dhe tregon se si Becchetti mashtronte që kur lidhte kontrat dhe blinte gjyqtarët në arbitrazhet e huaja.

 

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • babalja: 09/11/2024 16:32

    Meruni me kamera te fshehta ju meruni, e dini se bota i zgjidh gjerat me kamera fiksi e fuksash, ai vendim u mor ca vlere kan me kto? apo do laj surratin e ber me mut Edi Rama?

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 09/11/2024 09:21

    Alo,Alo,Europa? Shperblim edhe te ju per gjyqtare?Se è,po,ky nuk eshte korrupsion ne drejtesi,eshte shperblim per punen e kryer.Shikoni Shqiperine,por...shikoni dhe vehten.Paraja eshte e embel,sidomos kur vjen me shumice.Si the ai i madherishmi:_ " kadiu i Meqhemese edhe Shehu i heqesh...Kadriut ti rrefec para ne ters e vendit sheriane..." Rast tipit,Beketi rrefen parane,gjyqtari vertet tera sheriane.

    Përgjigju
  • Iliri: 09/11/2024 07:30

    Pralla!Çdo gjë ka marr fund.Përgjimet dhe bisedat nuk janë prova.Provë është ajo që për të mbajtur pushtetin me forcë ju duket se Shqipëria është pronë personale.Kujtoni Sadam Hysenin,Kadafin e Libisë apo diktatorë të tjerë.Kujtoni kolonel Valerin në prill 1945 së bashku me Benito Musolinin dhe Klareta Petaçin të varur kokë poshtë në Milano!

    Përgjigju
    • Perrallatreguesi: 09/11/2024 09:29

      O Iliro,nuk ka marre fund akoma,mos u shqeteso! Gjithesesi te rekomamdohet te jesh krah pales shqiptare apo vendit tend,jo krah kundeshtareve apo kunder vendit tend. Skenat e varjes me koke poshte ishin para 80 viteve,ne keto momente apo shifra kalendarike mos ke merak se nuk varet njeri as me koke poshte e as me kembe poshte.

  • Iris: 09/11/2024 02:04

    Shqiperia e vogel i nxorri zbuluar skemen Becchettit dhe meqe e paska bere shume here kete numer,ka mundesi qe dhe viktima te tjera,perfshi dhe Deutsche Bank pas kesaj, t'a hedhin ne kundergjyq qe t'i rimarrin parate qe u ka zhvatur me keto skema,gjithashtu dhe keta persona qe qenkeshin /ne xhepin/ e Becchetit rrezikojne te dalin para drejtesise.

    Përgjigju
  • Niku: 08/11/2024 21:51

    Kur ju tha i gjati qe Bechetti ka per te marre ate te gjatin, nuk e besuat. Ja se po i hiqen petet lakrorit, pak nga pak. Bechetti le te ngushellohet me shtratin e ngrohte te signora Soniles ose te signore Adi Krastes.

    Përgjigju
    • Partia: 08/11/2024 22:45

      Deri tani Beccheti ka marre 150 mln euro avete. Ti vazhdo beso te gjatin se je mirë, do rrisi pensionet e boom turizmi, mjer ne.

  • Ardi: 08/11/2024 19:30

    Domethen do i paguajme ato leket apo jo? Se u bera lemsh

    Përgjigju
  • nari: 08/11/2024 19:18

    paguni leket boll me terr merr mesazhe si babale

    Përgjigju
  • Avokati pa license: 08/11/2024 18:36

    Shkoni mor bq po boll rrejtet popullin shqiptar. Paguani gjoben se vetem ju shtohet.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 09/11/2024 08:41

      Sa te mençur jane komentuesit edhe nuk I kuptojne problemet edhe bejne te mençurin .Kane te drejt se sala ju dha diploma me leke dhe te gjithe duan te behen prokurore dhe gjyqtar .Lereni drejtesine te punoje dhe mos hai shume .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar