TIRANË- Laboratorët privatë në vendin tonë kanë bërë një marrëveshje për të reduktuar vlerën e tamponit me 30%. Lajmi është konfirmuar nga deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu në studion e Report Tv. Që do të thotë se duke nisur nga sot në këto katër laboratorë, çmimi do të jetë në 8500 lekë nga 12 mijë lekë që ka qenë.
"Privati ka vendosur në mënyrën unanime që të ulin me 30% çmimin e testimeve", tha Spahiu. Një vendim i tillë vjen pas rritjes së rasteve të reja të larta të regjistruara brenda 24 orëve.
Ndalur këtu, duke folur si një mjeke dhe jo deputet, Spahiu tha se 2-3 javët e ardhshme do të jenë më kritike, ku pritet që të ketë sërish një rritjeve të rasteve
"Sipas ekspertëve do të kemi dhe një 2-3 javë të vështira që do të përballemi me një numër më të lartë të rasteve", tha Spahiu.
Ajo ka bërë me dije se përveç spitaleve COVID 1,2, 3 dhe 4, do të ketë edhe struktura të tjera të dedikuara në Tiranë për të përballuar fluksin e pandemisë.
"Ka edhe të tjera, përveç COVID-4 që do të deklarohen në ditët në vijim. Janë të gjitha të menduara", tha Spahiu.
Sqaroni pse ulën çmimin, e ulën sepse shumë shpejt, ndoshta për pak ditë hidhen në treg testet e shpejta 15 minutësh, dhe me një çmim shumë herë më të ulët, këta nuk i ulën çmimet se po ju rruhet shumë për njerzit, pori i ulën nga frika se po ju ngelen në depo këta testet 100euro.
Përgjigju