Privatizimi i Albpetrol, Në prill
çelet gara ndërkombëtare

Privatizimi i Albpetrol, Në prill<br /> çelet gara ndërkombëtare
TIRANE-  Në muajin Prill pritet të çelet tenderi i hapur ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë publike të naftës "Albpetrol", proçes që do të mbyllet në muajin korrik, kur kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat në ministrinë e Ekonomisë.
Nëse ofertat nuk do të jenë të mjaftueshme për zhvillimin e garës, do të shtyhet më tej afati për dorëzimin e ofertave, thanë sot burime zyrtare të ministrisë së Ekonomisë.

Sipas vendimit të Qeverisë, në tender do të nxirren 100% e aseteve shtetërore të kompanisë, që i korrespondojnë 13 milionë e 370 mijë aksioneve, me një vlerë nominale prej 1 mijë lekë secili.

Procedura e konkurimit do të jetë tender i hapur me një fazë, ndërsa ofertat që do të bëjnë kompanitë duhet të jenë në euro. Në vendimin përkatës qeveria ka përcaktuar kriteret kryesore që duhet të plotësojnë kandidatët garues.

Ndër to janë që kompania konkurruese duhet të zotërojë garanci financiare, duke vërtetuar aftësinë paguese, të jetë e mirënjohur në veprimtarinë ekonomike, të plotësojë standardet e certifikimit ndërkombëtar ISO, të ketë një plan biznes të detajuar për vitet 2012-2017, përfshirë modernizimi i aseteve teknologjike të "Albpetrol", zgjerimi i linjave të prodhimit dhe zgjerimi në tregun vendas e ndërkombëtar, të jetë shoqëri e specializuar në fushat e kërkimit, zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të naftës dhe të gazit, ku të ketë ushtruar veprimtari në nivel ndërkombëtar për jo më pak se 5 vjet, të ketë kapital tërësisht të paguar në shumën 80 milionë euro dhe asetet neto të konsoliduara të paktën 100 milionë euro.
Nëse ofertat paraqiten në bashkim të përkohshëm të shoqërive si konsorcium, investitori strategjik duhet të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të drejtën e votës në të.

Kompanitë apo konsorciumet kandidatë për privatizimin e "Albpetrol" duhet të kenë gjendje finaciare për të përballuar jo vetëm 10% të ofertës, por dhe vërtetimin për mundësinë financiare në mbështetje të Plan-Biznesit për 5 vite e ardhshme.
Ky plan 5-vjeçar përfshin planin për riaktivizimin e puseve ekzistuese të "Alpetrol" me teknologji që të rrisin prodhimin, rehabilitimin e tubacionit të transportimit të naftës, plan-shpimi dhe zhvillim me numrin e puseve, programim të afatit kohor të shpimeve, metodologjinë dhe kostot e pritshme të tyre, qëllimin e identifikimit të zonave potencialisht të paeksploruara dhe pak të zhvilluara, planin për rigjenerimin e rezervave apo planin për përmirësimin e performancës mjedisore.
Kompania që do të blejë asetet e "Albpetrol", do të gëzojë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve natyrore të naftës për 25 vite.
Pas përzgjedhjes së fituesit, nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet me votim nga Kuvendi. Të ardhurat nga ky privatizim, janë parashikuar të transferohen direkt në buxhetin e shtetit.
(sg/atsh/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve