Privatizimi i linjës së autobuzëve Kombinat-Kinostudio ka lënë pa punë plot 170 persona. Si të mos mjaftonte mosmarrja e pagave prej më shumë se 4 muajsh, puntorët e kësaj linje kanë mbetur edhe pa punë e kjo per shkak se transporti urban i kësaj linje tashmë posedohet nga një operator privat.

Punëtorët e mbetur të pashpresë pohojnë se për ta kjo situatë ishte krejt e papritur. Ata thanë se ditën e djeshme policia bashkiake i tha të dorëzonin autobusët.

Punëtorët pohuan faktin se të gjithë kanë mbi 10 vite pune në parkun e autobusave dhe nuk e dinë se çfarë do të bëhet me ta.

(v.gj/shqiptarja.com)