Berisha, dhëndri Jamarbër dhe Imami kallëzohen në SPAK për ‘rrëmbimin’ e ish-Klubit Partizani, historia e skandalit dhe veprat penale që akuzohen 

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë gjatë qeverisjes ‘Berisha’, janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës, ku sot janë ndërtuar 17 kulla. Kallëzimi është referuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili akuzon ish-zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Në kallëzim thuhet se disa familje të vetëquajtura ish-pronarë, me përfaqësues ligjor dhëndrin e familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, janë favorizuar në vitin 2008, ku brenda disa muajsh janë realizuar të gjitha procedurat njohjes dhe kthimit të pronës në fjalë, në kushtet kur ish-pronarëve të tjerë u duhen disa dekada. I gjithë shteti i Sali Berisha është angazhuar për të tjetërsuar në kohë rekord pasurinë publike, kur sot janë ngritur kullat e dhëndrit të tij me vlere mbi 20 milionë euro. Historia është e paprecedentë dhe e vendos SPKA para një prove të fortë.

Por cilat janë pikat e forta të kallëzimit?

Së pari, në kallëzim thuhet se ish-pronarët që kanë marrë pronën, janë kompensuar më parë për këtë pronë, duke ngritur dyshime të forta për falsifikim dokumentesh për t’i hapur rrugë përfitimit të paligjshëm të pasurisë publike. “Nga verifikimi i deritanishëm dyshoj se ish-pronarët, pretendues të kësaj prone, kanë qenë kompensuar më parë nga qeveria italiane në vitin 1940 për këtë pronë dhe rrjedhimisht ata nuk mund të pretendonin kthimin dhe njohjen e një prone që ishte shtetërore tashmë, pasi të gjitha pronat që kanë qenë në pronësi të shtetit italian gjatë pushtimit i kanë kaluar shtetit shqiptar në bazë të një marrëveshje”, thuhet në kallëzim.

Sipas kallëzimit ''Shpërdorimi detyrës qëndron në faktin se pronarët e rinj të tokës ku ndodheshin objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport. Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rruga e Kavajës deri tek Rruga e Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë''. 

Së dyti, në kallëzimin penal thuhet se vlera e përcaktuar e objekteve mbi truallin për parablerje dhe privatizim është më e ulët se sa vlera e tregut. “Fakti që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për parablerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”.

Së treti, ish-Klubi Partizani është e vetmja pronë e ushtrisë që është privatizuar. “Fakti evidenton që ish Klubi Sportiv Partizani të jetë i vetmi kompleks i privatizuar në këtë mënyrë. Në tërësi Ministria e Mbrojtjes ka pasur 213 prona të Ushtrisë të pretenduara nga ish pronarët dhe e vetmja pronë që është kthyer është pikërisht prona në fjalë, kjo vetëm me qëllimin për të realizuar ndryshimin e destinacionit dhe për të zhvilluar investime që kapin vlera shume të larta përfitimesh”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në PSAK.

Së katërti, Jamarbër Malltezi si trashëgimtar kishte vetëm 1/64 pjesës të sipërfaqes rezulton të jetë 144m2 truall, por sot, sipas Ballës bashke me tjetër ish pronar Xhimi Begeja, ka mbi 60% të pronësisë së kullave të ndërtuara. “Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara nëpërmjet aksioneve të kompanisë Homeplan shpk, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”.

Po si arriti Jamarbër Malltezi të bëhej pronar pjesërisht i 17 kullave mbi pronën publike të tjetërsuar?

Në momentin e tjetërsimit të pronës publike ne viti 2008 janë themeluar kompanitë Homeplan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k nga Fatmir Bektashi, cili shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit. Kompania ndërmerr më pas realizimin e kullave me vlerë mbi 20 milionë dollarë mbi pronën e tjetërsuar, duke bërë një marrëveshje me pronarët e rinj. Në 23 janar 2014 (sapo kishte marrë nga Lulzm Basha leje ndërtimi për 17 kulla, kur Jamarbëri ishte njëkohësisht edhe konsulent te Bashkia e Tiranës për planin rregullues ne konflikt flagrant interesi), Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja blejnë shumicën e aksioneve tek Homeplan, me vlerë qesharake. Malltezi blen 35% të aksioneve për 35.000 lekë dhe Begeja 25% të aksioneve për 25.000 lekë.  Por mbeten pronare te fshehur, pasi blerjen e deklarojnë ne QKB vetëm ne 27 dhjetor 2018.

“Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ish AKKP) konstatohet që i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm bëhet përfaqësues ligjor për të gjithë ish pronarët, por bëhet dhe garantues i marrëdhënies finale të përftimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të realizimit të veprës. Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që t’i japin këtij të fundit jo më pak se  5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqeje”, thuhet në kallëzim.

Sipas Ballës, Ministrisë së Mbajtjes i është bërë presion për të vepruar me shpejtësi për tjetërsimin e pronën në administrim të saj, ndërsa në skenë del dhe Lulzim Basha, i cili si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka pajisur kompaninë Homeplan sh.p.k..me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave.

Ish-Klubi Sportiv Partizani

( Kliko këtu ) Kallëzimi i plotë

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • guei: 25/11/2020 12:14

    keta denuncuan bushati e ps, ps denancon pd , ishalla fillon edhe do e shihni qe ska ngel njeri pa vjedhur e pa shkundur popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Iris: 25/11/2020 04:22

    Tani duhet qe PD te ktheje dhe ndertesen e SHQUPIT qe e pervetsoi ne menyre teper te dyshimte dhe te padrejte.Sa per Malltezin ,duket qe eshte zgjeruar duke u paguar ne /natyre/ nga pronaret.Ndersa Balla duhet te jete shume i sakte dhe te beje kerkimet e duhura ne arkiva,para se te dale me deklarata,sepse me shprehje te tilla si:<< DYSHOJ SE JANE KOMPENSUAR>> ja kane hedhur shume njerez qe kane bere shkelje o krime.N.q.s nisesh me dyshime e hamendesime,pa fakte te sakta e ke te humbur kauzen qe pa filluar mire.

    Përgjigju
  • Beni: 25/11/2020 01:34

    Jam dakort me mendimin e cecos me bicak,,saliu dhe banda e tij duhen rrjepur te gjalle dhe ti hidhet kripe ne trup...

    Përgjigju
  • I larguar perjetesisht: 24/11/2020 22:40

    Nuk ka burra shqiperia.. gjith keto vjedhje qe kan ndodh jo nuk ka burra..shqiptareve shtoi drurin dhe pakesoi buken ashtu sillen mire dhe te duan akoma edhe me shum japin edhe jeten te bejn mik per koke.

    Përgjigju
  • Ardi: 24/11/2020 21:01

    Po me ate privatizmin e Dinsmos nuk do merret njeri?!

    Përgjigju
  • O Une o tutkun: 24/11/2020 19:01

    Po kaq keq te eshte mbushur mendja se do beje namin SPAK mor i pashkolle, sa keq qenke indoktrinuar nga Tao o ty cte te thuash me pare.Veprat penale parashkruhen kur kalon afati i ndjekjes penale te tyre dhe asnjera nga veprat penale te kallezuara nga Tao nuk i kalon 10 vite denim qe te ndiqen pas 12 viteve nga ndodhja e tyre.Falsifikimi eshte amnistuar nja 3- 4 here qe nga 2008 nga parlamenti mor i pa tru o te pjerdhsha mendjen ty me gjithe SPAK .E kam vene re ne cdo koment tendin se je shume naiv , mos je gje 10 vjec ti hash genjeshtrat e Taos , Lulit , Edit , Sales , Likes .

    Përgjigju
    • Une: 24/11/2020 21:19

      E para nuk shkruaj vetem une me pseudonimin Une dhe e dyta lexo perseri ate qe shkruajta se me shqip se kaq nuk mundem.

  • anonymous: 24/11/2020 18:49

    Meqë askush nuk po e merte hapin e par per te goditur Saliun bashk me klanin e tij,duket se dikush guxoi dhe bravo Taulant Balla!

    Përgjigju
  • banori: 24/11/2020 18:45

    Kjo eshte vetem maja e ajzergut e ketyra monstrave, por ju heret u kujtuat apo pritet qe te kaloj sa me shum koh. Shkoni shikoni ne care kushtesh jetojne banoret ne ate monstrozitet qe ka bo Dhondrri Berishes qe gjokja e boni nje arkitekt gjermon dhe i kane bo palltet si suma vet e shemtuar.

    Përgjigju
  • @info.al: 24/11/2020 18:37

    Lereni spakun rehat jane shume te lodhur te merren me gjobat ndaj qtetareve keto jane çeshtje te vogla mos I shqetesoni spaksat se kane Pune me te rendesishme

    Përgjigju
  • qiparizi: 24/11/2020 18:18

    Histroikisht vendimet kolektive nuk jane denuar asnjehere se jane ne tufe, keshtu ka vepruar edhe ish ministri i mbrojtjes majko kur shiti tanket (22,500 ton) per skrap me vendim kolektiv e beri pavaresisht se u grabiten 5.400,000 USD dhe nuk u denua asnje zyrtar i larte.

    Përgjigju
  • Tao: 24/11/2020 18:14

    Tao pse se bone kallzimin sa erdhe ne pushtet para 7 vjetesh? Tashme jane te parashkruara veprat penale dhe eshte kot muhabeti. 8 vjet e kishe mendjen tek Toyota Tao vellai

    Përgjigju
  • vjosa: 24/11/2020 17:59

    SALI BERISHA sa krime dhe vjedhje ka ky njeri,,,habitem sesi e ka lene drejtesia pa denuar me burgim te perjetshem kete njeri te degjeneruar....

    Përgjigju
  • Ridi: 24/11/2020 17:53

    Fatkeqesisht veprat penale per te cilat paska bere "kallezimin" pas 12 vitesh ky zoteria jane parashkruar sipas nenit 66 te kodit te procedures penale dhe familjen e monstrave nuk ka per ta gjetur gje .Ah mor kokcepshi i Librazhdit qe ke 3 mandate deputet e nuk e ke idene te ligjeve qe miraton vete .

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/11/2020 18:41

      Prona shtetërore kurr nuk mundet të prshkruhet, sidomos kur i tërë sistemi i drejtësis ishte totatlisht në duart e kriminelve!!!

    • Une: 24/11/2020 18:32

      Në Tiranë përfundoi ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, (SPAK). Kjo strukturë së bashku me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur edhe si Gjykata Speciale, të ngritur të mërkurën, (18.12) pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda do të hetojë dhe gjykojë të gjitha veprat penale dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë, që nga viti 1990 dhe në vijim. Ajo qe shkruan nuk ka asnje lidhje tjeter gje pastaj sa fuqi dhe sa te afte jane prokuroret te ushtrojne detyren.

  • Ceco me bixhak: 24/11/2020 17:27

    Berisha & CO duhen rrjepur te gjalle me bixhak pastaj ti hidhet kripe ne trup ky eshte SPAKU per ta.

    Përgjigju
  • BENI HECËN VET: 24/11/2020 17:05

    O beni hecën vet nuk të vjen mir ty që është paditur familja wc e qenit bastard salmut bershurra ? Po dhe tao tao po të ket bër pislliqe në burg të shkoi e në të sëmes. Po për familhen qdnef bershurra bën mu o beni hecën vet. Sy peshkaqeni shëtit botën nëpër hotelet më të shtrenjta pa kap 1 dit pun me dor. E për sy peshkaqenin shkërdheni ka shkruajtur Amerika o be i hecën vet jo tao tao. Apo dhe Amerika e ka inat ktë familje bastarde. A mor beni sa të cekët jeni prandaj bëjn qef kta fundrrina se ka jerëz si ty o beni hecën vet.

    Përgjigju
  • Jim: 24/11/2020 17:04

    Shyqyr qe u kujtuat per ate afere te madhe qe u be me ate kohe Per ate afere koruptive Gjeneral Brigade Vladimir Qiriazi qe nuk firmosi doli me rezerve Ndersa Xhemal Gjunkshi qe e zevendesoi e qe hodhi firmen u be Shef I shtabit te pergjithshem te ushtrise Jane dokumentat ne Brigaden Logjistike te studiohen SPAK u te mos meret me 10 mije lekeshat por me keto!

    Përgjigju
    • Ridi: 24/11/2020 17:55

      Jane parashkruar si vepra penale sepse kane kaluar 12 vite nga kryerja e tyre o Jim prandaj edhe ka bere kallezimin sot ky , e mbrojne njeri - tjetrin keta maskarenjte .

  • Beni: 24/11/2020 16:37

    O Tao, po ti si i privatizove ato repartet ushtarake ne elbasan, ku me leket e tua, gjergj luca ka nderuar ate qytetin e peshkut. mendon se nuk dote japesh llogari se ku i more leket dhe ben pastrim te parave te zeza,. sa toyota yarios kane hyre ne shqiperi per llogarine tende shoku Tao. se ju shikoni vec gabimet e te tjereve, nuk mendoni per ato qe beni vete, por ketu do lahen te gjitha shoku tao

    Përgjigju
    • Kacurrel: 24/11/2020 17:34

      Kacurrel do te behen floket jamarber ke pera ta pa...se ku je Beni qe ecen po ngecen

    • Tirona: 24/11/2020 17:01

      Beni akoma nuk ke filluar te eces!!! mos u merakos se drejtesia e re qe po vjen nuk do pysi as per Edi Ramen jo me per Ballen, nese edhe kta kane bo gjinofe ne kurriz te taksapaguesve do te japin llogari para drejtesise, por fillimisht loja duhet te hapet me keta qe ka kallzuar Taulant Balla tek Spaku.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan