Privatizimi, në qershor gara
për 4 HEC-e të mesëm

Privatizimi, në qershor gara <br />për 4 HEC-e të mesëm
TIRANE - Në Qershor do të hapet gara për privatizimin e 4 hidrocentraleve të mesëm: Bistrica 1 dhe 2, Ulza dhe Shkopeti, njoftoi sot ATSH ndërsa citonte burime të Ministrisë së Ekonomisë. Tashmë është shpallur edhe letra e interesit për kompanitë e interesuara për këtë proçes, si vendase edhe të huaja, shtoi i njëjti burim.

Ndër kriteret financiare që duhet të përmbushë çdo kompani në garën e hapur ndërkombëtare është dhe kushti që të ketë një kapital mbi 25 milionë euro.

Ministria e Ekonomisë po përgatitet edhe për të hapur garën ndërkombëtare për dy projekte madhore për prodhimin e energjisë së rinovueshme, ndërtimi me koncesion të dy kaskadave për HEC-et në lumenjtë Vjosë dhe Osum, me një fuqi të instaluar rreth 450 MW dhe vlerë totale investimi mbi 700 milion euro.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës