Privilegjet/ Ish-deputetët e PD-LSI 650 euro pagë mujore deri në 2022

Ish-deputetëve të opozitës joparlamentare nuk do t’u mungojnë privilegjet edhe pas djegies së mandateve. Ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët ‘dogjën’ mandatet në muajin mars të këtij viti, në kuadër të strategjisë politike për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’ dhe për të ardhur në pushtet, do të paguhen nga buxheti i shtetit deri në mars të vitit 2022, pra deri një vit pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për tre vite me radhë, që nga muaji i djegies së mandatit deri në 2022, ish-deputetët e PD-LSI do të paguhen me 50 për qind të pagës referuese bruto. Paga mujore bruto e deputetit, sipas raporteve të fundit të shpenzimeve të Kuvendit, është 156,770, që do të thotë se ish-ligjvënësit e opozitës do të marrin çdo muaj, pa punuar, 78 385 lekë ose rreth 650 euro në muaj. Gjithashtu, menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar heqjen e mandatit, ish-deputetët e PD-LSI kanë përfituar dy paga mujore. Konkretisht, secili deputet ka përfituar 313 440 lekë ose rreth 3 mijë USD. Për të gjitha këto përfitime, deputetët e opozitës janë njohur me anë të një shkrese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, disa javë pasi dogjën mandatet. Gjithashtu, ish-deputetët e Partisë Demokratike, por sidomos të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pranuar dhe përfituar dieta, para për shpenzime për karburant dhe telefon edhe pasi braktisën Kuvendin dhe firmosën dorëzimin e mandatit të deputetit. Përfitimet e bazuara në ligj hedhin poshtë pretendimet e disa përfaqësuesve të PD-LSI se djegia e mandateve ishte edhe një akt sakrifice, për t’u bashkuar me qytetarët si të barabartë.

Baza ligjore

Neni 20 i ligjit për statusin e deputetit, i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon që deputeti përfiton të drejtën e pagesës kalimtare dhe të pensionit suplementar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme. Ndërkaq, ligji për nr. 8097, datë 21.3.1996 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, ndan zyrtarët në dy grupe të mëdha, sa i takon nivelit të përfitimeve. Deputetët përfshihen në grupin e parë, pika ‘b’, ku bëjnë pjesë edhe anëtarët e KQZ, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës se Larte, Avokati i Popullit, kreu i ILDKPKI dhe drejtuesit e institucioneve kryesore në vend.

Masa e përfitimit

Neni 7 i ligjit për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, tek kreu për pagesën kalimtare, parashikon që personave të grupit të parë, që përmenden në shtrojën "b" të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Nga ky parashikon përfitojnë të gjithë ish-deputetët e PD-LSI, të cilët dorëzuan mandatet, me përjashtim të atyre që u bënë deputetë për herë të parë në 2017, të cilët do të paguhen për aq kohë sa ishin deputetë.

Faksimile e ligjit për kuvendin

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 16/08/2019 02:00

    So nje palo deputed qe te dhemb bytha ti degjosh serish do te marrin 1 muaj 650 dollare sa per 6 muaj nje pensionist qe ka punuar 30-40 vite pune Dicka qe duhet thene dhe sanksionuar me ligj Nese ndonje parazit si keto kokrra qe ngelen duke llomotitur dhe pijne raki rrugeve ,duke u tallur me paret e Popullit qe disa Idiote i mbajne ison ketyre bastarde te semure nga rehatia dhe vjedhjet qe bene dhe kerkojne te bejne si dhurate qe te marrin Qeverine. Une per vehten jam kundra ketyre Allishverisheve ,qe ushtrojne keto majmune hajdute bastarde dhe krijuan per disa muaj tensione tek ai Popull qe i pati votuar , dhe serish duan voten keto belcauke qe te vjedhin dhe shembin gjithcka E shkuara e tyre shume fallco dhe e trubullt E ardhmja e tyre eshte FINISH , Never Ever those garbage SHIT

    Përgjigju
  • Lleshi: 15/08/2019 21:32

    Nuk me besohet per cfare po lexoje!!!! Do ishte nje turp ne rashe tee pare Pete ata deputet qe lane parlamentin te merrnin paga mbrasht sepse ata nuk bene asgje per popullin qe I votoi, tupr Pete qeverine qe luan ne kurriz te popullit. Kjo nuk eshte e drejte kryeministrie bashkee mre qeverine duhet te mblidhen dhe ta pezullojne dhenin e lekeve per deputetet qe lane patlamentin. Une dua te them se fjalet e Josefina Topallit ishin shume tee sakta pastaj. Ju shaheniw diten dhe darkoheni darkave. Turp per kete vend atje duhet nje shtet i ri pa felliqesira fu....in

    Përgjigju
  • Populli: 15/08/2019 16:01

    O shtet PLEHRE pse me taksat e Shqiptareve beni dallavere ju c'jane keto paga ,ku e gjeni ju te drejten te luani me ndjenjat e Shqiptareve ,O Edi Rama kujtuam se kush je por na dole shume zhgenjyes

    Përgjigju
  • Sam: 15/08/2019 13:56

    Turp,turp,turp; ne parlament bejne ligje per rrogat e tyre dhe populli teper fukara mezi e nxjerr ose nuk e nxjerr muajin!! Te tere jane te nje kategorie dhe luajne komedi se duan te firojne qeverine. Ne jemi popull frikacak,nuk luftojme per jete minimale,nuk ngrihemi te shkateriojme kete sistem hajdutesh e kriminelesh;turp,turp,turp!!

    Përgjigju
  • Gomari babatasit: 15/08/2019 10:29

    Mos i gezofshin,i shpenzofshin ne spitale,qelbesirat

    Përgjigju
  • Faiku Plera e Myzeqesë: 15/08/2019 10:19

    I bëfshin ilaçe !

    Përgjigju
  • Lefter stefi: 15/08/2019 10:04

    Asnje cent nuk duhet te marin duhet veting qe nga kryetari i parlamentit te te ashtequajtur ligjhartuesish e ligjzbatuesit per perfitimet e tyre mjere populli qe ne dore te kujt ka rene dhe nga kush drejtohet turp i ketij presidenti i ketij parlamenti asnje cent nuk duhet paguar per nje person apo grup personash qe sduan te punojne nuk e di ca sistemi mund te quhet po kapitalizem jo .

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 15/08/2019 09:43

    KY ESHTE SKANDAL PER MBI SKANDAL.KTA PO TALLEN ME POPULLIN PER 30 VJET.KJO NUK DUHET LEJUARE.DUHET TE NDRYSHOI LIGJI.ME AQ LEK SA KANE MARRE E MARRIN ATA NUK KAN NEVOI TE SHKOJNE NE KUVEND POR 1,2 ORE PROTESTE RRUGE E TE SHKOJNE NE SHTEPI. -ME KTO FAVORE QE ATA PERFITOJNE NUK BEHET KURRE KY VEND.TURP..TURP..TURP.

    Përgjigju
  • Ariu: 15/08/2019 09:18

    Kësaj i thon dil digj dhe shkatëro, se un do të Paguaj. Shkurt shtet kromash

    Përgjigju
  • Horrat e Sali Portopapes: 15/08/2019 09:14

    Ku ti keni cu permban pragu gjithe politikaneve qe kane vjedhur e vjedhin popullin shqiptar.Idiota jane ata qe ju ndjekin,ngrihuni o fukarenj me ato leke beheshin shtepi per fukarejte.Ilace tu behen.

    Përgjigju
  • keno: 15/08/2019 08:50

    ore po keta iken vet dhe i paguani ne na flaket nga puna sikur jua kishte lene baba dhe nuk e vrat shume ,megjithate derrì e do derrin se nje turi keni

    Përgjigju
  • LEXUSI: 15/08/2019 08:43

    TURP , PER LIGJET E BUKURA QE PASKA NXJERE KY PARLAMENT , PER VETE ! Shkoni o QORRA , ndiqni keta HORA !

    Përgjigju
  • Faik: 15/08/2019 08:37

    HELM dhe VRER i VJEDHSHI nga ju HAJDUTËT dhe HALABAKËT e POLITIKËS 29 VJEÇARE !!! Prandaj NUK jeni të BESUESHËM juve DOBIÇAT e PD dhe LSI , dhe NUK mund të vini KURRŔRRRË në PUSHTETV, sepse POPULLI ju Njef shumë mirë juve SHUSHUNJA HAJDUTË dhe DOBIÇA FERRASH

    Përgjigju
  • Pppulli: 15/08/2019 08:03

    Turp kush e ka bo ket ligj!pse te marin para keto plehra? Per te dalur ne mitinge per te djegur e shkaterruar,per ket do ti shperbleni keto bandita,po nje puntore te largohet nga puna, ska shanc qe te paguhet edhe sikur te jete edhe fukara dhe keto mafjoza te marrin nga taksat tona me mire keto para te shkojne per spitale dhe ndihma ekonomike turp per ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës