KORE- Quhet Window Socket, apo prizë për dritare dhe mjaft ekologjike. Idea e kësaj shpikje është e dy dizenjatorëve koreanë Kyohu Song e Boa Oh.
 
Një ide e thjeshtë dhe gjeniale në të njëjtën kohë, një prizë korenti që ngjitet me anë të një ventoze në xhamin e dritares dhe merr energji, nëpërmjet diellit. Mjafton ta vendosim në spinë dhe ne nuk do të kemi probleme me energjinë elektrike edhe nëse ajo mungon, apo e kemi të pamundur të gjejmë një prizë për të karikuar ndoshta telefonin tonë celular.
 
Për momentin, kjo gjë është vetëm një ide, por në të ardhmen, mund të bëhet realitet.
 
Priza në fjalë, mendohet të jetë e përbërë nga disa pjesë fotovoltaike, që janë në gjendje të marrin dritën e diellit, duke e transformuar atë në energji.
 
Priza është e lehtë dhe mund të transportohet kudo, në çdo dhomë, apo në çdo udhëtim me tren apo kudo tjetër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)