Prizren,“Burrat hekurosin”,
 performaca që sfidon rolet gjinore

Prizren,“Burrat hekurosin”,<br /> performaca që sfidon rolet gjinore
Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave.

Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të perceptohen si detyrime që i takojnë vetëm grave.

Por disa burra në Prizren, përmes një performance publike “Burrat hekurosin”, organizuar nga shoqata FEMAKTIV, sfiduan rolet tradicionale gjinore.

Aktivisti Eroll Bilibani, i cili e provoi ndjenjën për të hekurosur, tha se ndihet mirë që e provoi ndjenjën e punëve që kryejnë gratë posaçërisht në verë.
 
"Kjo performacë vjen në vazhdë të performacave të FEMAKTIV në qytetin e Prizrenit, prej një grupi të vajzave dhe grave entuziaste, të cilat duan të emancipojnë qytetarin e Prizrenit për barazinë, sepse feminizmi në kuptimin e plotë të fjalës, nuk është për të drejtën e një gjinie apo të një gjinie tjetër por për një shoqëri të barabartë mes gjinive", tha Bilibani.
 
Hekurosja më dha ndjenjën se si është kjo puna e përditshme grave të cilat e kryejnë posaçërisht në stinën e verës.

 Organizatorja , Adelina Hasani tha se performanca publike “Burrat Hekurosin”, ka për qëllim që të tregojë se punët e shtëpisë janë obligim jo vetëm i grave por edhe i burrave.

Ajo shtoi se me rritjen e barazisë gjinore në jetën private rritet barazia gjinore edhe në jetën publike dhe politike.
 
"Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë mes grave dhe burrave. Përveç kësaj punët e shtëpisë ende konceptohen si obligime të grave.
Për këtë arsye nëpërmjet kësaj performace publike, FEMAKTIV synon ti sfidojë rolet tradicionale gjinore duke dhënë mesazhin se punët e shtëpisë janë obligim jo vetëm e grave por edhe e burrave. Arritja e barazisë gjinore në jetën privat është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën publike politike. Duke i dhen fund steriptipeve gjinore. FEMAKTIV o fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitet për të sfiduar steriotipet gjinore", tha Hasani.

 FEMAKTIV me anë të performancës publike “Burrat Hekurosin” të mbajtur në Prizren kanë për synim që të sfidojnë rolet tradicionale gjinore në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin