/ATSH/. - Në Prizren nis sot një kurs trajnimi për policitë kufitare dhe zyrtarët doganorë të Shqipërisë dhe Kosovës për ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë, organizuar nga Programi i SHBA-së për Kontroll të Eksportit dhe Siguri Kufitare.
Në një ceremoni që do të organizohet në Hotel Theranda në Prizren, në orën 09:00, Zëvendësshefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Jennifer Bachus, Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, Drejtori i Policisë Kufitare Shaban Guda dhe përfaqësues të lartë nga Doganat Shqiptare do të hapin kursin e trajnimit për ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë.